Monday, August 3, 2020
Home Aktualitet Futet për t’u larë në lumin Vjosë, mbytet 30-vjeçari

Futet për t’u larë në lumin Vjosë, mbytet 30-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fier, ku një 30-vjeçar është mbytur në lumin Vjosë.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, ndërsa 30-vjeçari ishte futur në lumë për t’u larë. Vik tima është identifikuar si Armando Begaj, sipas “News 24”, ndërsa policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të tij.

Ai ka qënë së bashku me dy shokët e tij, e ndërsa ka kërkuar ndihmë, shokët kanë kujtuar se ai po tallej.

Kur kanë parë që trupi po fundosej dhe e mori rrjedha e lumit, kanë kërkuar ndihmë, por nuk kanë mundur që ta shpëtojnë. Menjëherë kanë njoftuar edhe policinë e cila ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes. Pritet mbërritja e polumbarëve për të gjetur trupin e 30 vjecarit.

Njoftimi i plotë: Informacion paraprak.

Sot rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ja cilat profesione paguhen më shumë në vendin tonë

Kushdo që kërkon të vazhdojë arsimin e lartë, apo të mësojë për një profesion të caktuar, në finale ka si qëllim të...

U akuzua per nje tender, vellai motres: Nuk me ndihmove…!

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë aspak të thjeshtë të zotit Gëzim. Ai rrëfeu në studio...

Greqia ndryshon vendimin, lejon fluturime me Shqipërinë

Autoriteti i Aviacionit Civil grek njoftoi zëvendësimin e direktivës së 1 Gushtit lidhur me fluturimet ajrore drejt dhe nga Shqipëria dhe Maqedonia...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti infektohet me koronavirus: Kam kollë, nga sot jam në izolim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti nëpërmjet...

Recent Comments