Saturday, September 26, 2020
Home Sociale Gjendet 19-vjeçarja, babai i lutet live, vajza refuzon të kthehet dhe rrëfen...

Gjendet 19-vjeçarja, babai i lutet live, vajza refuzon të kthehet dhe rrëfen arsyen

Merr fund saga e zhdukjes së 19-vjecares Venera Gjolena, e cila u largua nga banesa e prindërve më 17 gusht të këtij viti, duke lënë djalin 2 vjecar dhe bashkëshortin. Rasti u denoncua në emisionin Pa Gjurmë në Report TV, ku këtë të premte u dha edhe lajmi i mirë për gjetjen e 19-vjecares.

Prindërit e kërkuan live të bijën, me frikën se mbahej peng. Babai i vajzës u përlot në studio, kur stafi ‘Pa Gjurmë’ shfaqi video mesazhin që Venera kishte dërguar, ndërsa pa treguar asnjë adresë ajo shprehej se ishte shëndosh e mirë dhe se qëndronte e ngujuar, nga frika se familjarët mund ta gjenin.

Në pak minuta e reja nga Berati pati një tjetër komunikim prekës me babain, live në studio. Ismail Avdia nuk reshti së luturi që e bija të kthehet në shtëpi. Venera refuzoi duke sqaruar se arsyeja e vërtetë e largimit ishte dhuna që i shoqi ushtronte mbi të, arsye të cilën babai e mësoi live. Ajo hodhi poshtë, duke e konsideruar një mashtrim edhe dëshminë e një dite më parë të publikuar në Pa Gjurmë, të personit që deklaroi se kishte lënë takim me 19 vjeçaren ditën që ajo u zhduk.

Biseda live at e bij në studion e emisionit Pa Gjurmë:

Venera Gjolena: Jam duke ju ndjekur. Kam frikë se familjarët më gjejnë. Jam ngujuar dhe jam shëndosh e mirë. Kam frikë se familja ime në gjaknxehtësi e sipër bëjnë dicka. Në orën 11 e 30 të darkës u largova nga shtëpia.Dua të gjithë të më kuptojnë

Babai i Venerës: Kthehu Venera. Nuk të mban njeri me forcë. Edhe cuni thërret. Nuk të prek njeri as fijen e flokut, nuk të ha në besë babai. Do të mbaj si kapedane.

Venera Gjolena: Nuk e bëj publik vendin ku ndodhem. Jam shumë e sigurt. Mos të bëhen merak për mua.

Babai i Venerës: Thuaj një më fal nënës. Hajde me babain në shtëpi

Venera Gjolena: Do vij një ditë kur të kthehem

Babai i Venerës: Kur të vdes unë ? Mos e lër fëmijën në dorë të botës. Hajde me babain

Venera Gjolena: Nuk kam patur një martesë të lumtur. Ka filluar dhe dh una nga bashkëshorti.

Babai i Venerës: Po pse mor bab nuk më the ?

Venera Gjolena: Nuk kthehem. Jam shumë e sigurt. Jam tek një shoqja ime, ajo është familjare. Më vonë do kthehem. Është në dorën tuaj për të më pranuar pastaj. Nuk mundem për momentin.

Babai i Venerës: Më mirë tek gjiri nënës, unë habitem me ty se ti nuk je një femër rebele.

Venera Gjolena: Unë dua të gjej një punë për të krijuar kushtet dhe pastaj të marr djalin.

Babai i Venerës: Ajo ka frikë se e coj tek burri, por unë nuk e bej atë.

Venera Gjolena: Në momentin që unë të jem në rregull. Atëherë do kthehem.

Babai i Venerës: Të bëj një pyetje babai ? Ku je ?

Venera Gjolena: Nuk ka rëndësi. Djali që mori për mua është thjesht një mashtrim.

Babai i Venerës: Kur mendon të vish, kur të vdesim ne ?

Venera Gjolena: Nuk kam hyrë në rrugë të gabuar, njeriu për një nder rron..

Babai i Venerës: A të lumtë mor bab, këtë kisha merak. A s’të ka marr malli për djalin ?

Venera Gjolena: Qan…

Venera Gjolena: Ju lutem më kuptoni. Kujdesuni për djalin tim deri në momentin që të kthehem. Më falni…

Babai i Venerës: Edhe unë kam gabuar. Të kam falur vetëm kthehu.

Venera Gjolena: U them të mbledhin veten. Të mos kenë merak. Jam shumë mirë. Unë nuk dua të kthehem. Nuk e marr atë guxim për çfarë kam kaluar. E ndërpres këtu komunikimin. Nuk dua të flas më, deri kur të jem gati.

Ditën që u largua, Venera u mjaftua me një mesazh që i dërgoi bashkëshortit, në rrjetin social Facebook, përmes një adrese false ku i shprehte se ishte mirë dhe se ndodhej po në Berat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kreativiteti në izolim, 15 vjeçarja krijoi biznesin e veçantë

Instagrami është kthyer në një ndër rrjetet sociale i cili po përdoret jo vetëm për të krijuar miqësi dhe për të ndarë...

Shpërthejnë komentet në rrjet. Ish-deputeti i bën propozimin e ëndrrave Rudina Dembacajt

Rudina Dembacaj është përfolur shumë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Alex dhe lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku. Shumë ndjekës e...

124 raste të reja dhe 3 humbje jete. Rriten rastet në Fier gjatë 24 orëve të fundit

Është rënduar sërish bilanci nga koronavirusi në vendin tonë, ku pas një dite pa asnjë humbje jete, kanë ndërruar jetë tre pacientë,...

Shi dhe përmbytje në fundjavë, “Mbrojtja Civile” shkresë 5 qarqeve: Ja qytetet në rrezik!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar letër pesë prefektuarave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot...

Recent Comments