Tuesday, January 26, 2021
Home Aktualitet Gjendet drogë në një pako postare në burgun e Fierit

Gjendet drogë në një pako postare në burgun e Fierit

Një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa është kapur teksa po tentohej të futej në Institucionin e Vuajtjes së Vendimeve Penale në Fier.

Lënda, e paketuar në 13 doza, ishte fshehur brenda një kutie antidjerse dhe ishte dërguar për t’u futur në burg në rrugë postare.

Gjatë kontrollit të ushtruar për sende të ndaluara, në pakot postare që mbërrijnë në burg, për të dënuarit dhe paraburgosurit, në pakon e te dënuarit, Kristo Dashnor Dingo, i dënuar për veprën penale, “Vjedhje me dhunë”, në brendësi të një kutie antidjerse, u gjetën të fshehura 13 doza, të dyshuara, lendesh narkotike, të llojit kanabis sativa.

Lënda u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa për ngjarjen u njoftuan Policia e Shtetit dhe Shërbimi i Kontrollit te Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mjeku fierak u rikonstrukton totalisht shtepine familjes ne nevoje

Para disa muajsh kemi publikuar rastin e familjes Meleq Seferi nga Kallmi i Madh, te cilet ndodheshin ne veshtiresi ekonomike dhe kushte...

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Recent Comments