Saturday, September 26, 2020
Home Aktualitet Gjendet një person i pajetë buzë rrugës Lushnje-Fier

Gjendet një person i pajetë buzë rrugës Lushnje-Fier

Trupi i pajetë, i seksit mashkull është gjetur në një kanal vaditës në fshatin Kolonjë, Lushnje.

Viktima, e moshës rreth 65 vjeç, fillimisht mendohej se ishte qëlluar me armë zjarri.

Trupi i pajetë është gjetur paraditen e së dielës (29 gusht) rreth orës 11:00 dhe është dërguar në morgun e Lushnjes.

Pak orë më vonë, policia identifikoi viktimën e gjetur në kanal. Ai është shtetasi Albert Bullgari, 55 vjeç nga Fieri.

Viktima dyshohet të jetë përplasur nga një automjet për shkak se ka dëmtime në shtyllën kurrizore.

Fillimisht u tha se viktima mund të jetë vrarë me armë zjarri, por më vonë u konstatua se ai nuk kishte shenja të tilla.

Dy ditë më parë, vajza e viktimës kishte bërë denoncim për zhdukjen e babait të saj, i cili ishte larguar nga banesa më datë 25 tetor.

Hetimet për rastin vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kreativiteti në izolim, 15 vjeçarja krijoi biznesin e veçantë

Instagrami është kthyer në një ndër rrjetet sociale i cili po përdoret jo vetëm për të krijuar miqësi dhe për të ndarë...

Shpërthejnë komentet në rrjet. Ish-deputeti i bën propozimin e ëndrrave Rudina Dembacajt

Rudina Dembacaj është përfolur shumë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Alex dhe lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku. Shumë ndjekës e...

124 raste të reja dhe 3 humbje jete. Rriten rastet në Fier gjatë 24 orëve të fundit

Është rënduar sërish bilanci nga koronavirusi në vendin tonë, ku pas një dite pa asnjë humbje jete, kanë ndërruar jetë tre pacientë,...

Shi dhe përmbytje në fundjavë, “Mbrojtja Civile” shkresë 5 qarqeve: Ja qytetet në rrezik!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar letër pesë prefektuarave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot...

Recent Comments