Saturday, September 26, 2020
Home Aktualitet Greqia ndryshon vendimin, lejon fluturime me Shqipërinë

Greqia ndryshon vendimin, lejon fluturime me Shqipërinë

Autoriteti i Aviacionit Civil grek njoftoi zëvendësimin e direktivës së 1 Gushtit lidhur me fluturimet ajrore drejt dhe nga Shqipëria dhe Maqedonia Veriore. Sipas direktivës së re të gjitha fluturimet midis Greqisë dhe dy vendeve fqinje do të operohen vetëm në Aeroportin “Eleftheros Venizellos” të Athinës duke përjashtuar aeroportet e tjera.

Një ditë më parë Shërbimi Ajror Grek kishte njoftuar pezullimin e fluturimeve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas, deri më 15 gusht.

Greqia la në fuqi të gjitha udhëzimet e tjera të lëshuara nga shërbimi ajror ku parashikohej pezullimi i fluturimeve për në Turqi deri më 15 gusht, zgjatja e ndalimit të hyrjes në pikat kufitare për shtetasit jo-evropianë deri në 15 gusht dhe lejimin e hyrjes në Greqi të shtetasve që fluturojnë me ajër nga Bullgaria, Rumania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vetëm pas provës negative të Covid-19 e cila kryhet deri 72 orë para mbërritjes së tyre në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kreativiteti në izolim, 15 vjeçarja krijoi biznesin e veçantë

Instagrami është kthyer në një ndër rrjetet sociale i cili po përdoret jo vetëm për të krijuar miqësi dhe për të ndarë...

Shpërthejnë komentet në rrjet. Ish-deputeti i bën propozimin e ëndrrave Rudina Dembacajt

Rudina Dembacaj është përfolur shumë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Alex dhe lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku. Shumë ndjekës e...

124 raste të reja dhe 3 humbje jete. Rriten rastet në Fier gjatë 24 orëve të fundit

Është rënduar sërish bilanci nga koronavirusi në vendin tonë, ku pas një dite pa asnjë humbje jete, kanë ndërruar jetë tre pacientë,...

Shi dhe përmbytje në fundjavë, “Mbrojtja Civile” shkresë 5 qarqeve: Ja qytetet në rrezik!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar letër pesë prefektuarave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot...

Recent Comments