Tuesday, August 11, 2020
Home Aktualitet “Hë mo shefi, t'ia marr lekët gocës?”/ Si u kap mashtruesi që...

“Hë mo shefi, t’ia marr lekët gocës?”/ Si u kap mashtruesi që hiqej si “shoku” i babait”

Deri ku arrin fantazia? Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjen jo vetëm ëndërrimtarët dhe krijuesit, por edhe mashtruesit. I fundit që ra në rrjetat e policisë u zbulua nga një vajzë e re që u bë viktima e tij me vetëm një telefonatë false.

Sipas procesverbalit që gazeta “Si” disponon ‘klienti’ hyri në dyqanin e prindërve të M. N ku ajo qëndronte në Tiranë. Një burrë hyri në dyqan dhe ndërkohë hijerëndë po fliste në telefon. Ai pyeste dike tjetër që sipas fjalëve që i panjohuri përsëriste në telefon, ajo besoi që personi në anën tjetër ishte i ati. ‘Hë mo shefi, ku je në lokal. Unë nuk vij dot se e kam me nxitim. Por paske gocën këtu, a t’ia marr kësaj?”. Pas kësaj bisede në telefon i panjohuri e pyeti M. N: “Sa lekë ke bërë xhiro deri tani?”

Kallëzuesja thotë në polici “besova që ai ishte duke biseduar me babin, ndaj nxora lekët nga arka dhe ai mori shumën e 10 mijë lekëve (të reja). Personi që e përdori këtë skemë pas hetimeve iu zbulua identiteti dhe ai rezulton se quhet A.C, banor i Kasharit, mosha 48 vjeç. Pasi ai i futi lekët në kuletë, mori telefonin dhe bëri sërish një telefonatë. Ia mora gocës tënde 10 mijë lekë, për pjesën tjetër do flasim”.

Por kjo bisedë në realitet nuk ishte kryer asnjëherë me babain e M. N.

“Menjëherë telefonova babain, i thashë që ia dhashë lekët shokut të tij, babai u çudit”, tregon e reja. Menjëherë pas këtij zbulimi babë e bijë janë vënë në ndjekje “të shokut”, i cili u kap në flagrancë prej tyre.

I pyetur nga policia 48-vjeçari u justifikua për mashtrimin dhe për rrjedhim për përvetësimin e 10 mijë lekëve. “E bëra për shkaqe ekonomike dhe veç kësaj isha dhe i pirë”, u mbrojt A.C, i cili do të dalë para drejtësisë për mashtrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

140 raste të reja dhe 5 humbje jete. Rekord rastesh të reja në Fier !!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përditësimin e të dhënave të pandemisë së COVID-19, ka njoftuar se në 24 orët e...

Femrat e jetës time kanë pirë më shumë uiski se sa ujë, deputeti hap arkivat, tregon kaçurrelat

Deputeti Kostaq Papa, i cili bëri bujë për deklaratën e tij në Kuvend, ku tha se kur ishte i ri dhe kur...

Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?

Një student e pyeti Profesorin, “Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?”Profesori i tha: “Për t’iu përgjigjur...

Kam bërë video intime me të, e reja denoncon ish-partnerin: Kushërinjtë donin ta sqaronin ”shqiptarçe”

Një 26 vjeçare këmbëngul se jeta e saj është marrë peng në distancë nga ish i fejuari që i kërkon rikthimin tek...

Recent Comments