Sunday, May 16, 2021
Home Personazh Historia e pazakontë e modelit shqiptar që tërhoqi vëmendjen e “Vogue Italia”

Historia e pazakontë e modelit shqiptar që tërhoqi vëmendjen e “Vogue Italia”

Mario Prendi, modeli shqiptar me albinizëm ishte i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” për të rrëfyer eksperiencën e tij në modeling. 24-vjeçari, që ka tërhequr dhe vëmendjen e revistës “Vogue Italia” rrëfeu se si arriti të futej në botën e modelingut.

“Projektet nuk kanë stopuar, unë kam disa projekte që pres t’i mbyll brenda gushtit dhe shtatorrit, por ato janë individuale. Gjërat që kanë stopuar është mundësia për të lidhur kontratë jashtë shtetit, në Azi ku ka treg për model të veçantë. Azia është momentalisht një nga tregjet më të mëdhaja, edhe Europa por për shkak të populsisë atje ecën më shumë.

Pak a shumë kjo ka qenë mënyra se si e nisa, një djalë regjisor dhe më thotë që jam interesuar të bëjmë diçka, një photoshooting me një albin se ne Shqipëri se kemi përdorur asnjëherë. Ishte interesante, e re për mua por jo me idenë se do të bëhem ndonjë gjë. Ishte thjesht për qejf. Bëmë disa fotoshoote Nuk është se kisha pritshmëri për më vonë, më merr në telefon dhe më thotë që fotot e tua kanë dalë tek Vogue Italia.“, tha Mario.

Gjithashtu, ai rrëfeu edhe nëse është përballur me paragjykime të ndryshme për shkak të veçantisë që ka, teksa tha se edhe pse ka patur situata paragjykuese, ka arritur t’i kalojë lehtësisht. “Në Shqipëri sigurisht që ka bulizëm, se këtu ka për çdo gjë. Unë jam rritur me njerëz që më kanë pranuar dhe që më kanë dashur shumë, unë personalisht nuk e kam ndjerë, por kjo mund të ndodhë. Më vonë me kalimin e viteve, në gjimnaz mund të kem patur disa paragjykime, por ka patur dhe paragjykime nga të dyja anët dheunë e kam kaluar lehtë.“, rrëfeu ai. /abcnews.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Partia Demokratike shkon në zgjedhje, ja kur do zgjidhet kryetari i ri

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje të brendshme më 13 qershor. Sipas informacioneve të para, Lulzim Basha do të rikandidojë për...

Sot finalja e Miss Universe, kush është 23-vjecarja që përfaqëson Shqipërinë!

Nata finale e Miss Universe 2020 do të mbahet sonte. Edicioni i 69-të i konkursit të bukurisë do të mbahet në Florida,...

Njihuni me 3 vjeçarin më të ditur në Shqipëri

Elio Driza ka filluar të lexojë që kur ishte 18 muajsh. Tani Elio është 3 vjeç e gjysmë dhe ka lexuar mbi...

Zbardhen debatet nga mbledhja e Kryesisë së PD

Zbardhet përplasja mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe anëtarit të Kryesisë, Fatbardh Kadilli. Ka nisur tejet e tensionuar mbledhja e Kryesisë. Pas fjalës...

Recent Comments