Tuesday, August 11, 2020
Home Personazh Historia e rralle e femijerise qe Fuat Boçi kishte me ish presidentin...

Historia e rralle e femijerise qe Fuat Boçi kishte me ish presidentin grek Karolos Papulias

Nga Luftar Paja, Artist i Popullit

Homazh mikut tim Fuat Boçi

Dje u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare aktori i mirënjohur i humorit Fuat Boçi.

Fuat Boçi lindi në Voshtinë në vitin 1931 dhe pati një karrierë të pasur në teatrin e Bylisit në Fier. Ai është aktor themelues i Estradës së Fierit, më 1957.

Rrugën e artit e nisi qysh në moshë të re me pasion e dashuri. Nga elektricist, kino-mekanik, ai u bë edhe artist. Teksa nga një artist amator, më pas ai arriti majat e larta si profesionist në teatrin “Bylis” të Fierit.

Ai ka luajtur shumë role, shumë karaktere, shumë skena në mbarë vendin, por ka spikatur me rolet e Lipe Shtogut, Belul Gjeraqinës dhe Llazit, një personazh tipik myzeqar. Për rolet e spikatura dhe punën e tij të palodhshme Fuat Boçi ka marrë titujt “Artist i Merituar” dhe “Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit.

Artisti i shquar i humorit, Luftar Paja, Artist i Popullit, dje ishte në zi. Përmes një pikëllimi lehtësisht të lexueshëm, ai tha për gazetën DITA:

Është një ditë tepër e trishtueshme për mua. Sapo mora vesh se u nda nga jeta një nga miqtë e mi më të mierë, një aktor i shkëlqyer i humorit, Fuat Boçi. Kemi rrugëtuar së bashku për dekada me radhë në estradën e Fierit, të cilën e themeluam dhe e bëmë një nga trupat më të suksesshme në Shqipëri.

Fuati si artist kishte individualitetin e tij të spikatur dhe bëri emër me shumë role, ku spikaste ai i tipizimit të myzeqarit. I donte shumë ata njerëz të urtë dhe të mirë dhe të urtë dhe i ngriti në art. Jam i sigurt si figura e Llazit do të jetë e vështirë të arrihet, pa le më të kapërcehet nga ndonjë aktor tjetër.

Karolos Papulias ka lindur më 1929 në fshatin Voshtina (sot quhet Pogoniani) pranë kufirit me Shqipërinë. Ky fshat ndodhet në krahinën e Çamërisë dhe dikur banohej nga popullsia shqiptare. (Siç dihet në vitet 1913-1945 qeveritë greke dëbuan me forcë popullsinë shqiptare nga trojet e tyre mijëravjeçare. Kështu, qindra bashkëfshatarë të ish-Presidentit grek u përzunë me dhunë edhe nga fshati i lindjes së tij, Voshtina. Voshtinën shqiptarët e themeluan në shekullin XVI, por më tej pas përzënies së shqiptarëve myslimanë, në këtë fshat u sollën vllehë dhe “grekë” nga Azia e Vogël.)


Karolos Papulias kur ishte ministër i Jashtëm i Greqisë bëri vizitën e parë në Shqipëri, në janar të vitit 1985, në hapjen e pikës të kalimit kufitar të Kakavijës. Në nëntor të vitit 1987, Karolos Papulias me një grup ministrash grekë vizitoi për herë të dytë Shqipërinë. Midis ministrave në atë vizitë ishte edhe ministria e Kulturës greke me origjinë shqiptare, Melina Mërkuri. Kur marrëdhëniet greko-shqiptare në nëntor të vitit 1993 ishin të përkeqësuara për arsye të dëbimit të një prifti grek nga Shqipëria, i cili akuzohej për agjitacion, atëherë policia greke dëboi me forcë mbi 80 mijë emigrantë ekonomikë shqiptarë nga Greqia. Ministri i Jashtëm i sapo zgjedhur, Karolos Papulias do të udhëtonte drejt Shqipërisë për të zhbllokuar marrëdhëniet dypalëshe.

Karolos Papulias ka qenë shok klase në fshatin e lindjes me aktorin fierak, çamin Fuat Boçi, dhe midis tyre është ruajtur një miqësi e sinqertë ndër vite Gazetarja Marina Vihu përmes një shkrimi botuar në vitin 2005 ndër të tjera sjell kujtimet fëmijërore nga jeta e Fuat Boçit:

“Një ditë ndërsa ishim nisur për në shkollë me Karolosin, na u kthye mendja dhe shkuam për zogj. Ditën tjetër, mësuesja na nxori të dyve para klasës dhe na i shkuli veshët kaq fort, saqë më dhembin edhe sot e kësaj dite.”

Fuat Boçi po ashtu kujtonte të atin e Karolos Papulias, kolonelin në lirim Grigoris Papulias, i cili i nxirrte thuajse lakuriq në dëborë, i mbulonte me të dhe pastaj i vinte të vraponin që të kaliteshin. Për të vërtetuar nëse Karolos Papulias e flet shumë mirë gjuhën shqipe duhej pyetur Fuat Boçi, i cili di shumë gjëra për origjinën shqiptare të ish-presidentit grek.

O Fuati u bë i njohur në Fier, si artist dhe si njeri. Ja çfarë tregonte Fuati:

“Më ndodh të çlodhem udhëve dhe kur dëgjoj: Llazi , o Llazi! Dil më kët anë ree , jo m’atë anë” … “Më thërrasin njerëz që as i njoh. Më vjen mire, është e folura myzeqare që aq shumë e dua. Më trishton që gjuha safi myzeqare po humbet” … Kur në vitin 1937 i ati , Ibrahimi, vendosi që Fieri do të ishte streha e re për familjen, nuk e kishte menduar se i biri, atëherë vetën gjashtë vjeç, do ta donte kaq shumë këtë qytet.

Aq shumë, sa t’i mjaftonin vetëm gurët për të folur myzeqarçe me aksentin që ha shkronja. Paçka se nuk kthejnë përgjigje, këto rrugë, ky diell si stemë e patjetërsueshme, u rrënjosën në ndërgjegjen e artistit, një nga të parët themelues të estradës së Fierit. Fuat Boçi do të refuzonte të kthehej në vendlindjen e tij, atje, ku bëheshin arrat dhe binte borë, atje në Voshtinë, nga ku iku drejt Gjirokastrës me statusin e refugjatit. Rasim Ali Voshtina, një kushëri i babait të tij, ia kishte parë hairin Gjirokastrës dhe pati ndërtuar atje një jetë të mirë, kjo përherë sipas tij. Familja Boçi la pas një fshat, ku qeveria dërgonte njerëz të shkolluar, mjekë, mësues, oficerë nga Janina.

Për atë kohë, nuk ishte pak, për një fshat të vogël, ku myslimanët shqiptarë, synonin Stambollin, veprim ky menjëherë pas dhurimit të tokave shqiptare grekëve. Vet Fuati la një mik që do e kërkonte pas vitesh të gjata, Karlos Papulias. Papuliasi, jetimi grek i një gjenerali të Marinës Greke, ishte një nga figurat kyç të historisë së pas luftës së dytë botërore. Kërkimi mbi mikun e tij të fëmijërisë, Fuatin, jetim edha ai nga nëna biologjike, do të ishte një nga punët e para që do të bënte me Shqipërinë, menjëherë pas hapjes së kufijve në vitet e para të 90-s. “Historia nuk duhet shkruar sipas qejfit. Voshtinjotët nuk largoheshin se nuk shkonin me grekët, por sepse Stambolli ishte qendra e botës për tregti. Ne shkonim mirë edhe me grekët dhe nuk kam pse të them të pavërteta” tregon ai.

“Nëna që më rriti mua ishte mike me nënën e Papuliasit, shkonin e vinin te njëra-tjetra. Nëna ime kujdesej për tre palë fëmijë dhe mezi ia dilte në atë fshat ku binte borë. Kishin të njëjtat halle dhe ndihmonin njëra-tjetrën . Edhe pas ardhjes në Fier ato të dyja shkruanin letra dhe vazhdonin të ndanin shqetësimet bashkë”, vijon rrëfimin Fuati. Në fshatin e vogël me 90% myslimanë shqiptarë dhe 10% ortodoks grekë, kishte xhami dhe kisha. Në familje dhe shkollën brenda oborrit të së cilës ndodhej kisha, Fuati mori elementet e para të tolerancës që në Myzeqe gjetën terrenin e përshtatshëm. Ndaj artisti i ardhshëm, nuk e pati problem të ndiqte shkollën laike për djem si të ishte lindur këtu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

140 raste të reja dhe 5 humbje jete. Rekord rastesh të reja në Fier !!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përditësimin e të dhënave të pandemisë së COVID-19, ka njoftuar se në 24 orët e...

Femrat e jetës time kanë pirë më shumë uiski se sa ujë, deputeti hap arkivat, tregon kaçurrelat

Deputeti Kostaq Papa, i cili bëri bujë për deklaratën e tij në Kuvend, ku tha se kur ishte i ri dhe kur...

Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?

Një student e pyeti Profesorin, “Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?”Profesori i tha: “Për t’iu përgjigjur...

Kam bërë video intime me të, e reja denoncon ish-partnerin: Kushërinjtë donin ta sqaronin ”shqiptarçe”

Një 26 vjeçare këmbëngul se jeta e saj është marrë peng në distancë nga ish i fejuari që i kërkon rikthimin tek...

Recent Comments