Tuesday, January 26, 2021
Home Uncategorized I riu vullnetar që lulëzon hapësirat e përbashkëta

I riu vullnetar që lulëzon hapësirat e përbashkëta

Iliadi banon në një nga zonat e populluara rishtas në Sarandë. Ai punon si lulishtar në bashkinë e qytetit dhe gjatë kohës së lirë vullnetarisht është duke transformuar hapësirën publike mes pallateve.

“Me mundësitë e mia i kam mirëmbajtur me spërkatje, me krasitje, me vaditje tre muajt e beharit. Vaditja është pak e vështirë për të thënë të vërtetën sepse duhet një linjë që të vaditen sepse unë e mbart ujin. Unë mundohem për më të mirën, për lagjen, për gjitonin që të shohin diçka të mirë. Sa më shumë të jem mundësi aq më shumë dua të bëj.”

Tërësisht me shpenzimet e tij Iliadi është duke mbjellë pemë e shkurre, lule dhe bimë dekorative por njëkohësisht po ndryshon edhe qëndrimin e banorëve ndaj mjedisit publik. Bashkia e qytetit pas gjelbërimit e pajisi hapësirën me stola.

“Në orën katër të mëngjesit të shohësh një djalë të ri të zbresë shkallët për të shkuar në punë ndërsa bashkëmoshatarët e tij kthehen nga jeta e natës. Është një njeri i veçantë që shqetësohet për lagjen dhe komunitetin. Me kënaqësi shoh se të gjitha ato pemë që janë këtu limoni, fikusi, agavia, kumbulla banorët e të dy pallateve i kanë zbritur poshtë dhe ja kanë dhënë Iliadit ti mbjellë e për të krijuar këtë mjedis rreth pallatit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mjeku fierak u rikonstrukton totalisht shtepine familjes ne nevoje

Para disa muajsh kemi publikuar rastin e familjes Meleq Seferi nga Kallmi i Madh, te cilet ndodheshin ne veshtiresi ekonomike dhe kushte...

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Recent Comments