Sunday, November 28, 2021
Home Ekonomi Iku me gomone në Itali, u kthye me hektarë vreshtash në Daullas...

Iku me gomone në Itali, u kthye me hektarë vreshtash në Daullas të Libofshës (Foto)

alternatetext

Elton Mecon në fshatin Libofshë e njohin të gjithë. Por së fundmi edhe shqiptarët falë vizitës së Kryeministrit Edi Rama, i cili do ta thërriste që nga serat e tij me rrush në Daullas të Libofshës “Toni – kampioni”. Një djalë impulsiv, plot adrenalinë që nuk resht së punuari në cdo stinë. Cdo stine i ka blere mjetin bujqësor dhe cdo kohe punët i bën të gjitha vetë: vetë është autokombajneri, vetë është mekanizatori, vetë është punëtori. Madje me mekanikën e tij bujqësore ndihmon edhe bashkëfshatarët. Një djalë që të tërheq vëmendjen me energjinë dhe impulsivitetin.


Dhe me të vërtetë Toni sot është kampioni i kultivimit të rrushit në sera, jo vetëm në të gjithë fshatin e tij, por edhe në Fier. Sot ai ka hyrë në hektarin e 3-të me vreshta në sera, ku kultivon rrushin e tavolinës “vittoria” dhe “italia”, i cili shkon i gjithi në tregjet e Kosovës dhe Ballkanit.

Por si nisi ky pasion për vreshtarinë? Rastësia zbuloi pasionin e Eltonit për vreshtarinë.

Në vitin 1998, si shumë shqiptarë, Toni zgjodhi emigrimin duke carë detin me gomone dhe të përfundonte në Katania të Italisë, një zonë mjaftë e njohur për vreshtarinë. Atëherë nuk ishte më shumë se 19 vjec dhe fati e deshi të punonte në ndërtimin e vreshtave.


Për 6 vite me radhë, 1998 – 2006, “i mori” Katanias gjithë përvojën më të mirë në përgatitjen e vreshtave në sera dhe kultivimin e rrushit. Ndërsa ishte duke punuar në Itali, filloi të mbillte në tokën e tij, në Daullas të Libofshës bimët e para që ishin fidanë të egër rrushi, për të cilat kujdeseshin prindërit.
Në vitin 2006 kthehet përfundimisht në Shqipëri, në Daullas të Libofshës dhe i përkushtohet pa kushte vreshtarisë. Vazhdoi të investonte në vreshta edhe pas vitit 2006 duke e rritur sipërfaqen e mbjellë deri në 1 ha rrush tavoline të varietetit “vittoria” dhe “italia”. E nisi fillimisht në fushë të hapur dhe më pas me sistemin e tendoneve.


Vitet kaluan, ambiciet rriten dhe Eltoni shton edhe 1 ha tjetër me vreshta, por këtë radhë me rrush për verë, i varietetit sangiovese. Sot i ka kapërcyer dy hektarët dhe prodhon rreth 500 kv / ha.
Vjelja fillon në mes të qershorit, atëherë kur edhe kërkesa në treg për rrush është maksimale.
Aktualisht, Eltoni është në pikun e sezonit të vjeljes dhe nuk do të humbas asnjë sekond në vjelje dhe asnjë në shitje. Së bashku me Sonilën, bashkëshorten, punojnë pa pushim nga mëngjesi herët, për vjeljen e verigeve të rrushit dhe rregullimin e tij nëpër arka që është edhe ai art më vete.


Mbushin furgonin dhe e nisin pa humbur kohë drejt blerësit që më së shumti janë nga Kosova dhe Ballkani. Dhe kjo punë plotë adrenalinë dhe merak vazhdon deri në arkën e fundit, deri në ditën e fundit të sezonit.
Por mesa duke Eltoni nuk do të mjaftojë me kaq. Do të bëjë një investim tjetër të fuqishëm në vreshtari duke e rritur ende sipërfaqen e serave me rrush.
Nuk e fsheh ambicien që të guxojë akoma më shumë në vreshtari.

Daullasi, fshati që po pushtohet nga vreshtaria

Sot në Daullas të Libofshës, Eltoni dhe të afërmit e tij nuk janë të vetmit që kultivojnë rrush. Nëse hyn thellë në fshat, aty ku ndodhen hektarët me vreshta sere, do të vësh re në të dyja anët e rrugës sipërafqe të tëra me vreshta të reja. Mesa duket modeli i Eltonit dhe të afërmëve të tij ia ka vlejtur.
Daullacakët e Libofshës po guxojnë cdo ditë e më shumë në këtë fushë të re të agrokulturës për fshatin e tyre, e cila u garanton të ardhura të sigurta dhe me pak shpenzime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dhunohet monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë në Tiranë (Foto)

Monumenti i Pavarësisë në parkun “Rinia” në Tiranë është dhunuar dhe dëmtuar nga persona të cilët i kanë vjedhur pllakat e metalit për t’i...

LAJM I FUNDIT/ E rëndë, humbin jetën burrë e grua, dyshohet se janë asfiksuar nga gazi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Kavajës. Një burrë e një grua janë asfiksuar nga gazi dhe...

Spanjë/ Po trafikonte marijuanë, arrestohet 27-vjeçar shqiptar, inskenoi aksidentin për vjedhjen e drogës

Garda Civile në bashkëpunim me Policinë Vendore Spanje ka arrestuar dy persona të përfshirë në një aksident të ndodhur në qytetin e La Zubia,...

Kanalet e Myzeqesë “pushtohen” nga peshqit e ngordhur (Video)

Katastrofa mjedisore me peshq të ngordhur nëpër kanalet e Myzeqesë, vijon prej më shumë se një muaji. Banorët e zonës së Karavastasë fajësojnë fabrikat e...

Recent Comments