Thursday, April 22, 2021

Incidenti i majit 1981, raketa që plasi në Fier

Nga Kiço Thanasi/Në fshatin Krapës të Fierit, në vendin e quajtur Qafa e Lalarit, në majën më të lartë të një kodre në një vend strategjik ku duken si në pëllëmbë të dorës qyteti i Patosit, i Fierit si dhe disa fshatra të tëra, dikur ka qenë një repart ushtarak, i njohur si reparti i raketave. Sot në këtë vend kanë mbetur disa tunele ku fshiheshin raketat, të cilat kishin lidhje njëra me tjetrën ku në raste alarmi, që në atë kohë ishin të zakonshme, ushtarët futeshin ose dilnin nëpërmjet disa shkallëve që kishin lidhje njëra me tjetrën.Edhe pse kanë kaluar mbi 30 vjet ky repart mbahet mend për një incident, i cili bëri bujë të madhe, ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 1981. Banorët tregojnë se nga ky vend është lëshuar një raketë, e cila i përket markës SDR-750. Njëri prej ushtarëve, i cili ishte nga Cërriku, ka qenë duke fshirë raketën.

Pa dashje ka shtypur butonin e raketës dhe ajo është lëshuar në ajër. Ajo ka shpërthyer në fshatin Belinë, rreth 14 km larg repartit të raketave. Edhe pse lëshimi i saj nuk kishte koordinata, mrekullisht aty ku ka shpërthyer nuk ka patur viktima, ndërkohë edhe ushtarët që ndodheshin pranë raketës në momentin e shpërthimit nuk kanë pësuar dëmtime përveçse shurdhimit të përkohshëm nga lëshimi i raketës së pakontrolluar. Lëshimi i raketës bëri bujë të madhe në atë kohë ku hodhën edhe dyshime për sabotime apo dorë armiqësore. Ndërsa sot banorët që kanë pronat e tyre në këtë ish-repart ushtarak, tashmë të shkatërruar, kërkojnë tokat e tyre, por askush nuk u jep një përgjigje se kur do të ndodhë kjo. Ja çfarë thonë banorët e kësaj zone lidhur me këtë repart raketash dhe incidentin e ndodhur.Tregon Kujtim Kalemi, 71 vjeç, banor i fshatit Krapës. E gjetëm duke ruajtur bagëtitë pranë këtij ish-reparti raketash. Ja çfarë thotë ai:

“Ky repart varej nga Ministria e Mbrojtjes dhe askujt nuk i lejohej të shikonte se çfarë kishte brenda këtij reparti, pale të afrohej afër tuneleve. Raketat ishin vendosur në tunele të mbrojtura me ushtarë dhe të mbuluara. Dimë se është lëshuar pa dashje raketa, nuk e mbaj mend mirë vitin, por di që ajo bëri bujë të madhe në popull, por askush nuk fliste. E kemi marrë vesh për këtë ngjarje vetëm nga shpërthimi i madh që u dëgjua jo vetëm në fshat, por edhe në Fier. Raketa ishte vendosur në tunel dhe nuk dukeshin pasi nuk afrohej njeri. Po të afrohej dikush, ai shoqërohej në repart dhe vetëm pasi pyetej nga ishte, lihej i lirë, kështu që ne nga frika nuk afroheshim fare. Ajo shpërtheu në një vend të largët nga reparti ku nuk kishte njerëz, prandaj nuk pati viktima, por edhe te bagëtitë që mund të ndodheshin duke kullotur aty pranë vendit të shpërthimit. Ndonjë gjë tjetër nuk mbaj mend se atëherë u izolua ngjarja dhe kishim frikë të flisnim. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe ky ish-repart akoma ruhet nga ushtria. Ne kullosim bagëtitë dhe nuk na thonë gjë.

Të zotët e tokës kanë vajtur dhe kërkuar për ta marrë tokën pasi e kanë me dokumenta, nuk ia jep njeri. Shumë hekura kanë marrë për skrap, por nuk dihet kush i merr.”Një tjetër banor: “Unë punoja në kooperativë atë kohë, kur kemi dëgjuar një zhurmë të madhe dhe më pas morëm vesh që kishte shpërthyer një raketë nga ky repart. Ne kishim shtëpinë afër dhe nga larg pamë disa akacie (pemë) që ishin rrafshuar deri në dy metër lartësi dhe thanë që raketa kishte rënë në Belinë, por nuk bëri dëme. Ushtari gabimisht kishte lëvizur një levë pa dashje dhe ndodhi ajo që ndodhi, por shyqyr që nuk kishte të vdekur. Nuk e di se çfarë i bënë ushtarit, por di që ai ishte nga Cërriku i Elbasanit. Reparti ishte shumë sekret dhe nuk lejohej të afrohej dot afër se nuk të lejonte ushtari.

”Tregon Ilirjan Gjika, historian: “Kjo ngjarje ende ndihet e gjallë te banorët e zonës. Ajo ka qenë një aksident gjatë rutinës që i bëhej raketës gjatë pastrimit të tyre, por që nuk kishte pasoja gjatë shpërthimit. Në rast se ajo do të binte në qendra të banuara do të ishte një katastrofë humanitare, por ajo ra rreth 15 kilometra më në veri nga baza e raketave ku dhe u lëshua diku në Belinë afër Patosit. Për atë kohë ajo është mbajtur sekret. Besoj se logjika më çon që raporti i hetimit dhe dokumentacioni për ngjarjen është i rregullt. Nuk e di sot ndodhet në arkivat e Ministrisë së Mbrojtjes apo në Arkivin e Shtetit. Ngjarja ende vazhdon të tregohet si histori…”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Artistja që kandidon për Fierin nga lista e PD: Do të mbështes njerëzit e thjeshtë, cila është sfida ime

Lista shumëemërore e kandidatëve për deputetë e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj përmban profile dhe profesione të ndryshme. Një prej tyre...

Mehmetaj: Hoqën me forcë posterat e LSI-së se do të vinte Rama

Kandidatja për deputete e LSI-së Kejdi Mehmetaj u shpreh se në Fier kësaj partie i është kërkuar që heqë posterat nga godina...

Rama: Shqipëria kampione e Ballkanit në turizëm, bujqësi e agroturizëm

 Nga Fieri, kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për tu bërë kampione në Ballkan në fushën...

Rama: Ju bëni 11 mandate në Fier unë do të bëj 110 herë më shumë për ju

Kryetari i Kuvendit dhe njëherazi kandidati për deputet i PS-së në Qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi deklaroi sot se me fitoren e...

Recent Comments