Tuesday, August 11, 2020
Home Sociale Ish-bashkëshorti: Nëse të kam prekur me dorë, mos dalsha më prej këtu

Ish-bashkëshorti: Nëse të kam prekur me dorë, mos dalsha më prej këtu

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli problematikën mes dy ish-bashkëshortëve. Lindita dhe Agimi janë prindër të 3 djemve dhe për shkak të konflikteve vendosën që të divorcoheshin. Lindita pretendon se ligjërisht janë divorcuar para 3 vitesh, por ish-bashkëshorti i saj kishte edhe 4 vjet para divorcit që ishte larguar nga familja. Agimi shprehet se ata 3 herë janë ndarë dhe janë bashkuar sërish.

Në studio ata hodhën edhe akuza mjaft të rënda në drejtim të njëri-tjetrit.

Lindita pretendon se ish-bashkëshorti e ka dhu nuar dhe prandaj e ka den oncuar edhe në polici. Por sipas Agimit kjo nuk është e vërtetë, pasi vetë ish-gruaja e tij e lëndonte veten, që të fuste atë në b urg.

Eni Çobani: Pra pikërisht para 3 vitesh ju jeni divorcuar ligjërisht, por nga Lindita ka një pretendim që ju kishit dhe 4 vjet përpara që kishit ikur Agim?

Lindita: Para 7 vitesh sepse ish-bashkëshorti pretendonte…

Eni Çobani: Lindita me rradhë të lutem!

Agim: Ne jemi ndarë 3 herë, jemi bashkuar 3 herë!

Eni Çobani: Si?

Agim: Me gjykatë jemi ndarë dhe jemi kthyer prapë në pajtim.

Eni Çobani: Pra keni shkuar 3 herë gjithsej në gjykatë?

Agim: Po!

Lindita: Zonja Eni në vitin 2014 kemi patur një seancë pajtimi dhe ish-bashkëshorti kërkon falje dhe pajtohet në atë seancë. Thotë më fal se do bëhem i përgjegjshëm për atë familje.

Ardit Gjebrea: A ke ushtruar ti dhu në ndaj ish-bashkëshortes?

Agim: Jo, asnjëherë!

Lindita: Zoti Ardit po ka ushtruar dhe nuk kam treguar pjesët e nxira të trupit për mos rënduar ish-bashkëshortin. Dhe aty kam urdhëra mbrojtje.

Agim: Nëse të kam prekur me dorë, mos dalsha më prej këtu. Është bërë me gërvishtje dhe ka dashur të më futë brenda.

Lindita: Absolutisht, kurrë s’kam pranuar të rëndoj!

Agim: Prit, se është shefi i Bulqizës.

Eni Çobani: Çfarë tha?

Agim: Në rast se të ka bërë shenja, ti je brenda nuk diskutohet, se ligji është për të gjithë. E ke të garantuar. Kjo tha jo, se jam bërë vetë.

Lindita: Ky gënjen zonja Eni.

Eni Çobani: Në rast se kjo është e vërtetë është shumë e rëndë!

Agim: Ma ka bërë të më futë brenda në polici, se unë dhunë nuk kam ushtruar asnjëherë.

Ardit Gjebrea: Ti përfundove brenda?

Agim: Jo!

Ardit Gjebrea: Atëherë nëse ajo donte që të të fuste brenda, të kishte futur brenda, por fakti që nuk të futi brenda…

Agim: Nuk e kam bërë, se po ta kem bërë unë futem brenda. Nuk e kam bërë, nuk e kam prekur fare.

Ardit Gjebrea: Si e vërtetuan ata që nuk e ke bërë ti?

Agim: Ai tha në rast se i bëjmë ekspertizës kësaj, në rast se të ka d hunuar, ti do futesh brenda se ligji është për të gjithë. Ajo ka ikur.

Lindita: S’kemi pasur asnjë moment të qetë në familje! Jo vetëm familja jonë nuk ka patur qetësi, por as pallati nuk ka patur qetësi, sa kohë kemi jetuar bashkë./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

140 raste të reja dhe 5 humbje jete. Rekord rastesh të reja në Fier !!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përditësimin e të dhënave të pandemisë së COVID-19, ka njoftuar se në 24 orët e...

Femrat e jetës time kanë pirë më shumë uiski se sa ujë, deputeti hap arkivat, tregon kaçurrelat

Deputeti Kostaq Papa, i cili bëri bujë për deklaratën e tij në Kuvend, ku tha se kur ishte i ri dhe kur...

Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?

Një student e pyeti Profesorin, “Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?”Profesori i tha: “Për t’iu përgjigjur...

Kam bërë video intime me të, e reja denoncon ish-partnerin: Kushërinjtë donin ta sqaronin ”shqiptarçe”

Një 26 vjeçare këmbëngul se jeta e saj është marrë peng në distancë nga ish i fejuari që i kërkon rikthimin tek...

Recent Comments