Thursday, January 21, 2021
Home Kuriozitete Ja përse barinjtë e Francës të shekullit të 19-të ecnin mbi këmbë...

Ja përse barinjtë e Francës të shekullit të 19-të ecnin mbi këmbë druri

Rajoni Landes në jugperëndim të Francës, në kufi të Gjirit të Biskaj, mbulohet nga një pyll pishe i madh.Në fakt, eshte pylli më i madh me “pisha detare” në Europë. “Pisha detare” është një specie që vjen nga rajonin i Mesdheut.

Por njëqind vjet më parë, peizazhi dukej shumë ndryshe. Në vend të pyjeve, ishte një fushë e madhe e sheshtë e shtrirë në horizont. Kjo fushë ishte e mbuluar me shkurre dhe ishte një vend ideal për kullotjen e deleve. Rreth gjysmës së shekullit të 19-të, në këtë zonë ekzistonin rreth një milion dele. Delet i mbanin barinj që ecnin mbi këmbë druri.

Përdorimi i tyre ka pasur disa përparësi. Zgjeronte fushën e tyre të shikimit duke i lejuar që të shikojnë kopetë e deleve nga larg. Këmbët e larta gjithashtu rrisnin hapat e tyre, duke u lejuar të mbulojnë distanca të gjata në më pak kohë.
Më e rëndësishmja, megjithatë, ishte se ata mund të kalonin me lehtësi tokën e lagur dhe me baltë pas shirave. Këmbët ishin rreth 1.5 m të lartëa dhe kishin një bazë me një rrip në të cilin mbështetej thembra. Pjesa e poshtme që qëndronte në tokë zakonisht ishte më e gjerë për lehtësimin e ecjes.

Një shkop prej druri i ndihmonte të baraspeshonin. Shumë barinj, me kalimin e kohës, zhvilluan aftësi të shkëlqyera duke kryer manovrime dhe akrobaci. Përdorimi i tyre ra gradualisht për shkak të rritjes së bimësisë në zonë, ndërsa pishat që zëvendësuan pemët e tjera transformuan peisazhin dhe ekonominë lokale, duke reduktuar në masë të madhe mbajtjen e deleve. Së bashku me gjithë këto, u zhduk dhe imazhi i barinjve me këmbë druri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mjeku fierak u rikonstrukton totalisht shtepine familjes ne nevoje

Para disa muajsh kemi publikuar rastin e familjes Meleq Seferi nga Kallmi i Madh, te cilet ndodheshin ne veshtiresi ekonomike dhe kushte...

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Recent Comments