Tuesday, November 24, 2020
Home Histori Josif Droboniku: Rrugëtimi i një artisti - Nga Ilirjan Gjika

Josif Droboniku: Rrugëtimi i një artisti – Nga Ilirjan Gjika

Veprat e tij janë tashmë të pav dekshme. Ato tregojnë më mirë se kushdo veprimtarinë e Josif Drobonikut i cili tashmë nuk është midis nesh. Pikërisht nëshkurt të këtij viti, pas një sëmundje të rëndë artistit shumëplanësh ndërroi jetë.

1
Me një tërësi veprash dhe punimesh Josif Droboniku u bë i njohur në artet figurative që në fillim të viteve 80. I shquar për talentin dhe këmbënguljen për të realizuar punë të cilat të tjerët nuk kishin guxim ti merrnin përsipër, artisti fierak eci i sigurtë në rrugën e suksesit. Një gjë të tillë e tregon edhe gjeografia e tij krijuese ku veprat e tij i gjen në Tiranë, në qytete të Shqipërisë, në shëshin “Skënderbeu’” të Shkupit, në Italinë e Jugut dhe në vende të tjera të Europës dhe botës.Por ajo më përfaqësuesja është natyrisht fasada e Muzeut Historik Kombëtar, ku së bashku me një sërë kolegësh të tjerë piktorë u lanë brezave një vepër arti që mbi të gjitha përfaqëson edhe një simbolikë kombëtare.

2
Josif Droboniku lindi në Fier në vitin 1952.Në qytetin e lindjes kreu shkollën “8 vjeçare’” ndërsa studimet e mesme i kreu në Tiranë, në Liceun Artistik Jordan Misja. Më pas ndoqi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në degën e pikturës monumentale, ku me mbarimin e tyre do të emërojej mësues vizatimi në qytetit e Ballshit, ku punoi gjatëviteve 1978-1982.
-Vitet e para të punës i kalova në Ballsh, tregon ai në një intervistë të dikurshme. Punoja në shkollën 8 vjeçare, ku përveç vizatimit jepja edhe lëndë të tjera plotësuese.
Ishte një kohë e çuditshme kur artistin që sapo kish nisur rrugëtimin e tij artistik nuk e lejonin të merrte pjesë në ekspozitat që zhvilloheshin nga galeritë e arteve jo vetëm në Tiranë por edhe në Fier.


Ndoshta sot tingëllon absurde por shpesh herë ai largohej edhe fshehurazi për të marrë pjesë në to.Nga punët e kësaj periudhe të Josif Drobonikut mund të përmendim grafikat e ciklit historik të Muzeut të Fierit.
Ndërkohë që në vitin 1982, Droboniku, do tëtransferohet drejt Tiranës për vetë specifikat e profesionit të tij si, piktor monumental. Dihet se vepra të përmasave të tilla mund të realizoheshin vetëm në fasada të institucioneve të ndryshme apo në përvjetorë historikë. Kështu, ai, do të jetë bashkëautor në disa mozaikë monumentalë si në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, në mozaikët e Muzeut Lushnje, në atë të ish Pallatit të Pionierëve në Tiranë, në ish Hotel-Turizmin e Peshkopisë apo në mozaikun e Universitetit Bujqësor në Kamëz.
Krahas kësaj veprimtarie të gjerë në vepra të karakterit masiv, Josif Droboniku, punoi edhe si piktor në Kinostudjon “Shqipëria e Re’”.


Gjatë viteve 1982-1990 ai do të zhvillonte një një punë voluminoze e cila përfshinte aktivitete që nisnin nga filmi multiplikativ dhe përfundonin terealizimet e spektakleve dhe manifestimeve të mëdha për spartakiadat e ndryshme apo parakalimet e 1 Majit.
Midis arritjeve të punës së kësaj etape, Droboniku, realizoj siglën e Kinostudjos “Shqipëria e Re” e cila nisi të paraqitej si logo e këtij institucioni të rëndësishëm të artit, në fillim të çdo filmi. Një punë e vështirë e cila zgjati gjashtë muaj ku tëgjithë proçesin krijues e realizoi me dorë.


Por vepra artistike e Josif Drobonikut është shumë e larmishme ku nuk mund të lihet pa përmenduar edhe piktura e kavaletit. Në këtë gjini ai ka qenë pjesmarrës në dhjetra ekspozita të arteve figurative, ku prirej kryesisht drejt figurës së kompozimit, në qendër të të cilit ishte portreti. Ndërsa një tjetër drejtim i veprimtarisë së tij ka qenë edhe pllakati. Në vitin 1989, Droboniku, u shpall fitues nga juria e Konkursit Kombëtar të Pllakatit për Filmin Artistik. Pikërisht ky çmim i shërbeu edhe si piknisje për të shkuar drejt Italisë, atje ku do tëzhvillonte një fazë tjetër të veprimtarisë së tij, në gjininë e ikonografisë bizantine.

3
Në verë të vitit 1990, Josif Droboniku, u zhvendosur së bashku me familjen drejt Italisë ku u vendos në Lungro, qëndrën shpirtërore të arbëreshëve të Italisë. Pikërisht këtu ai jetoi dhe punoi për 30 vjet duke lënë gjurmë të pashlyeshme me veprën e vet artistike.
Në Lungro, Droboniku, ngriti atelienë e tij të pikturës të quajtur “Arbërart’”, së bashku me të shoqen Lilianën edhe ajo piktore e të njëjtit profil. Më pas asaj do ti bashkoheshin edhe dy vajzat e tyre: Merlinda dhe Alba.
“Arbërart” dekoroi edhe afresket e kishës monumentale të Lungros, Bazilikëne Shën Kollit , ku ndodhet edhe selia e peshkopit, i cili administron kishën e ritit bizantin të arbëreshëve.

Droboniku dhe studjoja e tij sollën këtu disa disa elementë të rinj. Të tillë ishin një motiv nga kisha e manastirit të Ardenicës jo vetëm për të treguar rrënjët e origjinës së arbëreshëve por edhe për arsyen se Ardenica është pranë Fierit, vendlindjes së artistit. Motivi tjetër kishte të bënte me kishën e manastirit të Shën Pandelejmonit në Janinë për të treguar përsëri origjinën e të parëve që vinin nga ky truall. Më pas autorësinë e tyre do ta mbajnë një sërë afreske, ikona dhe mozaikë të shumtë në kishat e Lungros, Pulias, Siçilisë, Napolit dhe Romës.


Në këtë mënyrë Josif Droboniku e preku thellëbotën e magjishme tëarbëreshëve të Italisë, ndjenjë të cilën kishin provuar përpara tij, të tjerë intelektualë shqiptarë si: Sejfulla Malëshova, Eqerem Çabej, Ernest Koliqiapo Martin Camaj.
Ndërkohë që një e veçantënga punimet e Josif Drobonikuështë edhe motivi me flamurit tonë kombëtar, i cili përbën një risi në artin ikonografik bizantin.Ai u realizua në ikonën e historikut të Zonjës së Këshillit të Mirë e cila u porosit nga monsinjor Eleutero Fotino, arbëresh nga origjina dhe punonjës i sallës së shtypit të Vatikani. Ai e kërkoi atë për kishën e fshatit të tij, Shën Benediktit, vendit ku dikur u hap kolegji shqip i Shën Adrianit.
Ndërsa në vitin 2012, Josif Droboniku, do ët rikthehej nëTiranë . Këtu ai së bashku me studjon e tij do të realizonte në kupolën e katedrales otodokse “Zemra e Krishtit”, mozaikun më tëmadh në Shqipëri.

Mozaiku “Shqipëria”
I vendosur në qendër të Tiranës, mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar,konsiderohet sot si një vepër jo vetëm e mirëfilltë artistike por përbën edhe njënga simbolikat përfaqësuese të vendit tonë.
Ai u realizua në vitin 1981, në fasadën e këtij institucioni kulturor nga një grup artistësh të shquar si: Vilson Kilica, Anastas Kostandini, Josif Droboniku, Agim Nebiu, dhe Aleksandër Filipi.
I titulluar “Shqipëria” ai ka një sipërfaqe prej rreth 440m2dhe në të paraqiten 13 figura që përfaqësojnë në mënyrë metaforike etapat e hitorisë së Shqipërisë.

Grafikat e Muzeut Historik Fier
Cikli i grafikave historike në Muzeun Historik është realizuar nga Josif Droboniku në vitin 1978. Të punuar me finesë në ngjyrat bardhë e zi ato pasqyrojnë ngjarje dhe figura historike të kohës dhe janë vendosur kryesisht nëkatin e parë ku ndodhet pavioni i mesjetës dhe ai në të cilin paraqitet pushtimi osmanTë tillëmund të përmenden portreti i humanistit Gjon Muzaka apo i heronjve të kryengritjeve kundër Tanzimatit si ato Rrapo Hekalit dhe Tafil Buzit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Zhurmat, rreziku tinëzar që i kanoset çdo ditë njerëzve

Zhurmat dhe tingujt e lartë janë jo vetëm acaruese, por prishin ritmin kardiak të zemrës. Një studim gjerman zbuloi se zhurmat e...

Hipizëm, zhvillohet gara në bregdetin e Darëzezës (Foto)

Sot Darëzeza e Fierit mori një tjetër dimension turistik. Kalorës të apasionuar pas kalërimit nga Fieri, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi i...

Recent Comments