Tuesday, August 11, 2020
Home Shëndet Karafil në limon ose portokall, truku efektiv për të eliminuar insektet dhe...

Karafil në limon ose portokall, truku efektiv për të eliminuar insektet dhe mizat. Ja si ta përgatisni

Pse të vendosni karafil në limon ose portokall? Mund të duket e çuditshme dhe disi absurde, por keni gabuar sepse ky është një truk mjaft i mirë për të eliminuar mizat dhe insektet e vogla nga shtëpia juaj! Një ilaç i dobishëm për t’u marrë parasysh, veçanërisht me ardhjen e verës!

Karafil në limon ose portokall, truku efektiv për të eliminuar insektet dhe mizat!

Përdorni karafil, limon ose portokall si metodë natyrale kundër insekteve, mizave dhe mushkonjave? Ky është një ilaç i thjeshtë dhe pa kosto për të pastruar shtëpinë nga këto insekte bezdisëse! Përveç kësaj, kjo mund të zgjasë deri në 3 ditë dhe pas kësaj periudhe ju duhet vetëm të zëvendësoni karafilat.

Ja se si ta bëni atë:

Pritini një limon në gjysmë dhe vendosni brenda tij disa karafil. Pastaj, vendosini limonët në enë të ndryshme dhe shpërndajini ato në dhomat e shtëpisë tuaj. Në këtë mënyrë do të keni një dekorim të veçantë, një aromë elegante dhe një efekt të menjëhershëm ndaj insekteve!

Jo vetëm karafil, ja 2 receta të tjera natyrale

Më poshtë jepen 2 alternativa të vlefshme për ilaçin e përshkruar më lart. Të dy recetat janë efektive për të mbajtur mizat dhe mushkonjat larg shtëpisë!

Uthull, kanellë dhe pastrues!
Për këtë ilaç do t’ju duhet:

1 gotë ujë
1 lugë gjelle detergjent enësh
10 pika uthull
1 shkop kanelle

Në një gotë ujë, shtoni një lugë detergjent enësh, 10 pika uthull dhe një shkop kanellë dhe lëreni të pushojë për 3 ditë. Pas kësaj kohe, hidheni lëngun në një shishe dhe përdoreni për të spërkatur në pika strategjike siç janë tavolina, pemët frutore, etj.

Vaj limoni, vaj eukalipt dhe pambuk!
Për ilaçin e dytë do t’ju duhet:

1 top pambuku,
10 pika vaj limoni
10 pika vaj eukalipt
Në një gotë të madhe, futni një top pambuku. Hidhni 10 pika vaj limoni dhe 10 pika vaj eukalipt dhe mbyllni mirë me kapak. Lëreni për një ditë dhe më pas vendosni gotën e hapur afër dritareve dhe vendeve ku zakonisht hyjnë insektet dhe mizat.

Revista Psikologji

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

140 raste të reja dhe 5 humbje jete. Rekord rastesh të reja në Fier !!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përditësimin e të dhënave të pandemisë së COVID-19, ka njoftuar se në 24 orët e...

Femrat e jetës time kanë pirë më shumë uiski se sa ujë, deputeti hap arkivat, tregon kaçurrelat

Deputeti Kostaq Papa, i cili bëri bujë për deklaratën e tij në Kuvend, ku tha se kur ishte i ri dhe kur...

Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?

Një student e pyeti Profesorin, “Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?”Profesori i tha: “Për t’iu përgjigjur...

Kam bërë video intime me të, e reja denoncon ish-partnerin: Kushërinjtë donin ta sqaronin ”shqiptarçe”

Një 26 vjeçare këmbëngul se jeta e saj është marrë peng në distancë nga ish i fejuari që i kërkon rikthimin tek...

Recent Comments