Tuesday, November 24, 2020
Home Shëndet Kombinimi më i mirë natyral, parandaloni kollën me këtë recetë të thjeshtë

Kombinimi më i mirë natyral, parandaloni kollën me këtë recetë të thjeshtë

Kolla është një sëmundje e zakonshme e kohës së ftohtë që shkaktohet kryesisht nga një infeksion ose edhe nga ndryshimi i motit. Shumica e njerëzve janë shumë të ndjeshëm ndaj problemeve të frymëmarrjes në këtë sezon, ndaj është më mirë që në këtë periudhë të mbrohesh sesa të marrësh trajtim. Nëse je pjesë e atyre që vuajnë nga kolla në kohën e ftohtë, atëherë me siguri ke nevojë për këtë trajtim natyral. Mjaltë dhe piperi i zi është kombinimi natyral më i mirë për të parandaluar kollën.

Mjalti është një nga produktet natyrale më të mira për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet e dimrit si kolla, ftohja e zakonshme apo edhe dhimbjet e fytit. I njohur për vetitë terapeutike, mjalti përmban antibakterialë dhe antioksidantë që nxitin sistemin imunitar dhe parandalojnë kollën.

Piperi i zi, i përdorur gjerësisht për t’u dhënë më shumë aromë dhe shije ushqimeve, vepron gjithashtu si ilaç natyral efektiv për të parandaluar kollën dhe të ftohtin. Piperi është i pasur me shumë lëndë ushqyese thelbësore si vitamina C, flavonoidet, antioksidantët dhe antibakterialet. Kur përdoret i kombinuar me mjaltë, piperi i zi lehtëson gëlbazën dhe të ndihmon të kesh frymëmarrje më të pastër.

Si ta përdorësh?

Ka dy mënyra të thjeshta, por shumë efektive për të përdorur piperin e zi dhe mjaltin për të parandaluar kollën.

Piper pluhur dhe mjaltë: Piq rreth 4 – 5 kokrra piper të zi në flakë të ngadaltë, lëri të ftohen dhe thërrmoji derisa të bëhen pluhur. Në një gjysmë luge mjaltë, shto një majë luge piper, përzieje dhe haje. Bëje rregullisht çdo mëngjes për të parandaluar kollën dhe qëndro sa më larg të mundesh nga i ftohti.

Çaj me piper të zi: Në vend që të pish çajin normal, pi një çaj me piper në mëngjes për të qëndruar sa më larg kollës dhe të ftohtit. Gjithçka që duhet të bësh është t’i shtosh 2 deri në 3 fara të zeza të grira ose pluhur çajit në një gotë me ujë të nxehtë. Përzierjen lëre të vlojë për 5 minuta, pastaj shto në të edhe një lugë gjelle mjaltë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Zhurmat, rreziku tinëzar që i kanoset çdo ditë njerëzve

Zhurmat dhe tingujt e lartë janë jo vetëm acaruese, por prishin ritmin kardiak të zemrës. Një studim gjerman zbuloi se zhurmat e...

Hipizëm, zhvillohet gara në bregdetin e Darëzezës (Foto)

Sot Darëzeza e Fierit mori një tjetër dimension turistik. Kalorës të apasionuar pas kalërimit nga Fieri, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi i...

Recent Comments