
Në Bashkëpunim me Projektin “Bashki të Forta”, shumica e Këshillave Bashkiake në Shqipëri, pas zgjedhjeve locale të vitit të kaluar, kanë krijuar për herë të parë “Komisionin e Barazise Gjinore dhe Çështjeve Sociale”. Një nga këto komisione ishte dhe ai i krijuar në Bashkinë Mallkastër. Këto komisione kanë si qëllim kryesor rritjen e bashkëpunimit midis qytetareve dhe Administratës së Bashkive, duke e përcjellë zërin qytetar pranë administratës për të ofruar shërbime më të mira dhe efikase për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për gratë dhe vajzat.
Nisma e Komisionit të BGJÇS Mallakastër e ndërmarrë në vitin 2019 per t’u ndjekur gjatë vitit 2020 ishte: “Krijimi i një parku rekreativ dhe çlodhës për banorët e Bashkisë Mallkastër pranë ish rezervuarit artificial në qytetin e Ballshit”. Kjo nismë pas shume diskutimesh dhe debatesh konstruktive, arriti të futet në project-buxhetin e vitit 2020 nga administrata e Bashkise Mallakastër, fillimisht duke hartuar një project e më pas me zbatimin e këtij projekti në praktikë.
Këmbëngulja e vazhdueshme, nxitja e debateve dhe interpelancave nga Komisioni i Barazisë Gjinore dhe Çështjeve Sociale me punonjësit e Bashkisë Mallakastër si dhe konsultimi periodic I Këshillit me banorët e zonës, bëri të mundur jo vetëm hartimin e projektit, miratimin e tij, por edhe fillimin e punimeve për “Krijimin e një parku rekreativ çlodhës pranë ish-rezervuarit në qytetin e Ballshit”
Kjo arritje modeste e Komisionit të BGJÇS të Këshillit të Bashkisë Mallkastër është një nxitje dhe një praktikë pozitive e cila përveç krijimit të një ambienti funksional për gjithë qytetarët, të rinjtë, të moshuarit, nënat me fëmijë etj, ka vlerë të shtuar dhe rëndësi shumë të madhe, pasi tregon se sa I rëndësishëm është bashkëpunimi dhe ndërveprimi I Këshillit me qytetarët dhe admistratën, për të përcjellë shqetësimet, çështjet dhe problematikat qytetare pranë Institucioneve Publike Vendimmarrëse.





