Tuesday, August 11, 2020
Home Aktualitet Konfirmohen tre raste të reja në Fier, u infektuan në Tiranë

Konfirmohen tre raste të reja në Fier, u infektuan në Tiranë

Rrethi i Fierit është ndër më të prekurit nga koronavirusi ndërsa vijon regjistrimi i rasteve të reja ditë pas dite. Sot janë konfirmuar sipas burimeve edhe 3 raste të tjera, ndërsa njëri prej tyre është në Seman, dy të tjerët në qytetin e Fierit.

Njëri prej këtyre të fundit banon në lagjen “Bishanake”, ndërsa mësohet se origjina ku e kanë marrë virusin është Tirana. Ende janë të panjohura rrethanat se ku janë infektuar personat në fjalë.

Përgjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë humbur jetën 3 persona në Shqipëri për shkak të koronavirusit, ndërsa janë 79 raste pozitive nga rreth 500 testime që janë bërë ndërsa janë shëruar 69 persona.

Ata që kanë humbur betejën me virusin janë një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar. Në 24 orët e fundit, janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 79 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Situatë kritike në Fier dhe Patos. Një futbollist rezulton i infektuar

Vatra të reja infeksioni janë shfaqur në Fier dhe Patos me 12 të infektuar nga koronavirusi. Në Patos...

140 raste të reja dhe 5 humbje jete. Rekord rastesh të reja në Fier !!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përditësimin e të dhënave të pandemisë së COVID-19, ka njoftuar se në 24 orët e...

Femrat e jetës time kanë pirë më shumë uiski se sa ujë, deputeti hap arkivat, tregon kaçurrelat

Deputeti Kostaq Papa, i cili bëri bujë për deklaratën e tij në Kuvend, ku tha se kur ishte i ri dhe kur...

Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?

Një student e pyeti Profesorin, “Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?”Profesori i tha: “Për t’iu përgjigjur...

Recent Comments