Saturday, September 26, 2020
Home Aktualitet Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti infektohet me koronavirus: Kam kollë, nga sot...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti infektohet me koronavirus: Kam kollë, nga sot jam në izolim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti nëpërmjet një postimi në facebook, ku informon edhe mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa shkruan se nuk ka shenja apo simptoma përveç një kolle shumë të lehtë.

Hoti njoftoi se për dy javët e ardhme do të jetë në izolim, ndërsa obligimet shtetërore do t’i kryej nga shtëpia.

“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, shkruan Hoti.

Përveç kryeministrit, në Kosovë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka dalë pozitiv me Covid-19, ndërsa më herët ishte infektuar edhe Kreu i LDK, ISa Mustafa, i cili njoftoi para pak ditësh se është shëruar plotësisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kreativiteti në izolim, 15 vjeçarja krijoi biznesin e veçantë

Instagrami është kthyer në një ndër rrjetet sociale i cili po përdoret jo vetëm për të krijuar miqësi dhe për të ndarë...

Shpërthejnë komentet në rrjet. Ish-deputeti i bën propozimin e ëndrrave Rudina Dembacajt

Rudina Dembacaj është përfolur shumë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Alex dhe lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku. Shumë ndjekës e...

124 raste të reja dhe 3 humbje jete. Rriten rastet në Fier gjatë 24 orëve të fundit

Është rënduar sërish bilanci nga koronavirusi në vendin tonë, ku pas një dite pa asnjë humbje jete, kanë ndërruar jetë tre pacientë,...

Shi dhe përmbytje në fundjavë, “Mbrojtja Civile” shkresë 5 qarqeve: Ja qytetet në rrezik!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar letër pesë prefektuarave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot...

Recent Comments