Është mbyllur këtë të premte faza çerekfinale e Kupës së Shqipërisë për femra me ndeshjen Apolonia-Kinostudio. Takimi i zhvilluar në Fier ka përfunduar me rezultatin e thellë 10-2 në favor të fierakeve, të cilat zhvilluan një ndeshje shumë të bukur.
Trajneri Maringlen Kule ka aktivizuar nga minuta e pare, Hyska, Demiri (kap), Iliadhi, Tukaj, Berisha, Kastrati, Amoniku, Mema, L.Gashi, E.Gashi, Armoku. Ne pjesen e dyte jane aktivizuar Troka, Danaj, Ferati dhe Gjata.

Serinë e golave për vajzat e Apolonisë e hapi Armoku në minutën e katërt të takimit. Në të 30-tën minutë, L.Gashi dyfishoi shifrat për Apoloninë, përmes një goli mjaft të bukur. 4 minuta më vonë është sërish Armoku trefishoi rezultatin.

Festa e fierakeve nuk zgjat shumë, teksa Loçi shënoi dy gola për kryeqytetaset në harkun kohor të katër minutave, duke ngushtuar rezultatin në 3-2 E.Gashi i çoi shifrat në 4-2 në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, vajzat e Apolonisë shënuan edhe gjashtë herë të tjera. Dy gola u shënuan sërish nga Armoku në minutat 47-të dhe 49-të. Amonikaj shënoi emrin e saj në këtë fitore, me një dygolësh në minutat 68-të dhe 70-të. Për fieraket realizoi edhe Gjata në minutën e 74-t dhe L.Gashi në minutën e 88-të.

Kjo ndeshje përcaktoi edhe gjysmëfinalisten e katërt të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë, pasi më parë janë kualifikuar Vllaznia, Tirana AS dhe Tirana. Apolonia do të përballet në gjysmëfinale me ekipin e Tirana AS, në një ndeshje teke, ndërsa Vllaznia do të ketë përballë ekipin e Tiranës.
