Thursday, January 21, 2021
Home Kuriozitete Lamtumirë modeli klasik. Pamja e re e Facebook e detyrueshme për të...

Lamtumirë modeli klasik. Pamja e re e Facebook e detyrueshme për të gjithë

Rrjeti i madh social Facebook kishte nisur në pranverën e vitit 2020 një përditësim në dizajn të faqes, por deri tani u kishte lejuar përdoruesve opsionin e rikthimit në modelin e vjetër. Megjithatë, nga shtatori ky opsion do të zhduket, duan apo jo përdoruesit e rrjetit social.

Dizajni i ri i Facebookut ngjan në ndërfaqen e rrjetit tjetër social Twitter, si dhe ka më shumë seksione e tabela të ndryshme për grupe, video e të tjera.

Në ditët e fundit, ky rrjet social ka nisur t’i alarmojë përdoruesit për ndryshimin e detyrueshëm të dizajnit përmes një njoftimi që thotë se “pamja e vjetër në Facebook s’do të jetë në dispozicion duke nisur në shtator”.

Dhe më pas një pyetësor i shkurtër që pyet përdoruesit nëse e duan versionin klasik për shkak të ndonjë veçorie që mungon te versioni i përditësuar.

Edhe Facebooku me versionin e ri ka ofruar ngjyrën e zezë në prapavijë.

Dizajni ishte prezantuar vitin e shkuar në konferencën e përvitshme F8, para se të niste qarkullimin në mars 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mjeku fierak u rikonstrukton totalisht shtepine familjes ne nevoje

Para disa muajsh kemi publikuar rastin e familjes Meleq Seferi nga Kallmi i Madh, te cilet ndodheshin ne veshtiresi ekonomike dhe kushte...

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Recent Comments