Tuesday, November 24, 2020
Home Shëndet Mandarinat kumkat – Frutat e arta për diabetikët

Mandarinat kumkat – Frutat e arta për diabetikët

Për diabetikët, portokalli i artë është një nga frutat më të përshtatshme për një kafshatë të ndërmjetme mes vakteve. Ky frut ose siç mban emrin botanik Kumquat vjen nga familja botanike e agrumeve Citrus Japonica.

Agrumja e Shëndetshme Për Diabetikët


Diabetikët duhet të tregojnë kujdes në mirëmbajtjen e imunitetit, oreksin dhe ngrënien e ushqimeve me nivel të ulët glicemie. Këto agrume janë të pasura me vitaminë C dhe mbi të gjitha kanë nivel të ulët glicemie. Këto agrume janë të pasura me vitaminë C dhe mbi të gjitha kanë nivel të ulët glicemie. Vitamina C është shumë e rëndësishme për optimizimin e përthithjes së kalçiumit, që është jetësore për diabetikët.

Antioksidantët


Vitamina C, beta karoteni dhe polifenolët janë përbërës kryesorë të agrumeve ku bën pjesë edhe portokalli i artë. Antioksidantët luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë stresin oksidues duke ulur kështu rrezikun e diabetit.

Fibra


Si çdo agrume tjetër edhe kumquats kanë një pasuri të madhe të fibrës, veçanërisht nektinës. Nektina gjendet në lëkurën e butë që rrethon tulin dhe kjo është arsyeja përse kjo portokalle rekomandohet të konsumohet me gjithë lëkurë.

Oreksi


Diabetikët kanë vështirësi në mbajtjen nën kontroll të oreksit. Nektina, të cilën e përmendëm më lart, ndihmon në mbajtjen nën fre të oreksit sepse ajo do ju mbajë të ngopur për gjatë.

Niveli i Glicemisë


Konsumi i ushqimeve ose frutave me nivel të ulët glicemie është një nga regjimet më të rekomanduara ushqimore për diabetikët. Ndryshe nga ushqime të tjera, portokallet e arta kanë jo vetëm nivel të ulët glicemie por edhe janë super të shijshëm e të shëndetshëm. Këto agrume ulin kolesterolin e keq, ndihmojnë në mirëmbajtjen e peshës, në mbajtjen nën kontroll të lipideve në gjak dhe të tensionit të gjakut. Në fund, por jo për nga rëndësia, portokallet e arta janë fantastike edhe për tretjen./AgroWeb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Zhurmat, rreziku tinëzar që i kanoset çdo ditë njerëzve

Zhurmat dhe tingujt e lartë janë jo vetëm acaruese, por prishin ritmin kardiak të zemrës. Një studim gjerman zbuloi se zhurmat e...

Hipizëm, zhvillohet gara në bregdetin e Darëzezës (Foto)

Sot Darëzeza e Fierit mori një tjetër dimension turistik. Kalorës të apasionuar pas kalërimit nga Fieri, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi i...

Recent Comments