Tuesday, August 11, 2020
Home Tradita Marmalatë shtëpie me fiq nga tradita e ëmbël shqiptare

Marmalatë shtëpie me fiq nga tradita e ëmbël shqiptare

Marmalata e fikut përgatitet krejt lehtë dhe është fantastike për t’u konsumuar në çdo stinë.

Të gjitha llojet e reçelit dhe marmalatave shqiptare janë fantastike, të shijshme e plot ëmbëlsi, por si shija e reçelit dhe marmalatës të fikut nuk ka! Është e pamundur të mungojë në kuzhinën e amvisave shqiptare, të cilat e përgatisin çdo vit plot delikatesë ndërsa e përdorin në receta të ndryshme në përgatitjen e ëmbëlsirave. Vazot me marmalatë fiku janë gjithashtu ëmbëlsirat më të dashura, të cilat gjyshet i përgatisin enkas për t’ua dhuruar më të dashurve të tyre.

Fiqtë janë tepër të shijshëm, të ëmbël, plot tul dhe të pasur me vlera shëndetësore nga më të mirat.Ato janë fruta me një ëmbëlsi të veçantë që plotësojnë shijen e çdo ushqimi tjetër të kripur, pikant apo të ëmbël. Kur janë të pjekur, fiqtë mund të konsiderohen si frutat më të lëngshëm në botë, me një ëmbëlsirë pothuajse si ajo e mjaltit. Kur gatuhen, ato transformohen në një marmalatë me një ëmbëlsi intensive, nga ata që të bëjnë të lëpish gishtat. Receta e marmalatës të fikut që do të mësoni në këtë artikull të ArgoWeb.org përgatitet krejt lehtë në shtëpi ndërsa ka një avantazh superior shijeje.

Përgatitja e marmalatës të fikut në kushtet e shtëpisë

Fiqtë duhen prerë në copa shumë të vogla përpara se të hidhen në një tenxhere të madhe. Në të duhet të shtoni sheqerin, lëngun e një limoni. AgroWeb.org ju udhëzon ta vendosni tenxheren në zjarr në një temperaturë të ulët dhe lërini të ziejnë për 46 minuta ose më gjatë deri sa fiqtë të zbuten tërësisht.

Tenxherja duhet mbuluar me kapak. E gjithë masa duhet përzier rregullisht që sheqeri të shkrihet në mënyrë të njëtrajtshme dhe të mos ngjitet në fund të tenxheres. Fiqtë duhen gatuar në temperaturë të ulët deri sa të përftojnë paraqitjen karakteristike thuajse xhelatinoze.

Hiqeni tenxheren nga zjarri. Merrni një pirun për të përzier dhe shtypur kokrrat që nuk janë tretur. Në këtë mënyrë do të përfitoni një masë të ëmbël dhe të njëjtrajtshme. Provojeni lëngun e ëmbël nëse ka arritur të lidhet. Nëse marmalata nuk është lidhur akoma, zieheni edhe për 5 minuta të tjera për të hequr përmbajtjen ujore. Provojeni sërish deri sa e gjithë masa të jetë uniforme dhe shumë pak e lëngshme. Marmalata duhet të hidhet menjëherë në kavanozë qelqi të nxehtë dhe të sterilizuar. Kavanozët duhen lënë të ftohen natyralisht.

Përbërësit
1 kg fiq të pjekur; 500 gramë sheqer të bardhë; lëngu i një limoni

AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

140 raste të reja dhe 5 humbje jete. Rekord rastesh të reja në Fier !!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përditësimin e të dhënave të pandemisë së COVID-19, ka njoftuar se në 24 orët e...

Femrat e jetës time kanë pirë më shumë uiski se sa ujë, deputeti hap arkivat, tregon kaçurrelat

Deputeti Kostaq Papa, i cili bëri bujë për deklaratën e tij në Kuvend, ku tha se kur ishte i ri dhe kur...

Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?

Një student e pyeti Profesorin, “Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?”Profesori i tha: “Për t’iu përgjigjur...

Kam bërë video intime me të, e reja denoncon ish-partnerin: Kushërinjtë donin ta sqaronin ”shqiptarçe”

Një 26 vjeçare këmbëngul se jeta e saj është marrë peng në distancë nga ish i fejuari që i kërkon rikthimin tek...

Recent Comments