HomeAktualitetMarrëveshja për pensionet me Italinë, ministrja Ibrahimaj zbardh detajet

Marrëveshja për pensionet me Italinë, ministrja Ibrahimaj zbardh detajet

Published on

spot_img

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e ka quajtur fitore për shqiptarët arritje e marrëveshjes me qeverinë italiane për pensionet.

Në një konferencë për shtyp me ambasadorin italian, Fabrizio Bucci, Ibrahimaj tha se me këtë marrëveshje shqiptarëve që jetojnë në Itali do t’ju njihet tashmë periudha e punës dhe do të përfitojnë pensionin.

“Çdo shqiptar që ka punuar prej vitesh në Itali, apo një pjesë do t’i njihen vitet e pensionit në momentin që ai individ do të dalë në pension. Ka qenë një kërkesë e hershme e komunitetit shqiptar që jeton në Itali hartimi i kësaj marrëveshje. Sot mund të themi se për këdo shqiptar është një ditë fitoreje dhe përmbushet njohja e periudhës së punës së tyre.

Qeveria e ka pasur me prioritet trajtimin e kësaj marrëveshje. Gjithashtu edhe qeveria italiane. Kjo tregon për marrëdhënien e shkëlqyer që dy vendet kanë. Italia i është gjetur pranë Shqipërisë në momentet më të vështirë.

Sot është një ditë fitoreje për komunitetin shqiptar në Itali, por edhe atë italian në Shqipëri që është rritur”, deklaroi ministrja.

Latest articles

Qeveria vendos: Kush kultivon mbi 1 hektar grurë përfiton 300 mijë lekë subvencion!

Qeveria ka vendosur të mbështesë prodhimin e grurit në këtë periudhë të vështirë për...

Vendimi i fundit i qeverisë/ Pushime të paguara për punonjësit e administratës që dhurojnë gjak vullnetarisht, përfitojnë dhe qytetarët

Të gjithë punonjësit e administratës që dhuron vullnetarisht gjak, do të marrë dy ditë...

Njoftim i RËNDËSISHËM për maturantët, hapet sot portali për aplikimin në universitet, ja afati i fundit

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se duke filluar nga dita e sotmë...

Aksident në Fier, makina përplas fëmijën 4-vjeç, shoqërohet shoferi

Një automjet ka aksidentuar një fëmijë 4 vjeç në fshatin Vlosh të Fierit. Fëmija ndodhet...

More like this