Thursday, January 21, 2021
Home Aktualitet Mbanin muzikë të lartë edhe pas orës 20:00, gjobiten dy lokale !...

Mbanin muzikë të lartë edhe pas orës 20:00, gjobiten dy lokale ! Njëri përsëritës 3 herë

Dy lokale janë gjobitur për shkak se vijonin që të mbanin muzikë të lartë edhe pas orës 20:00, në kundërshtim me aktin normativ të vendosur me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Më konkretisht në qytetin e Vlorës është gjobitur me 1 mln lekë lokali me adimistrator A.A.

Ndërkohë, për lokalin në Saranda gjoba ka qenë 3 mln lekë pasi ky biznes me administrator F. M. e ka shkelur në mënyrë të përsëritur këtë rregull të vendosur.

Njoftimi i i plotë i policisë
Policia ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë një administrator lokali dhe me 3 milionë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar një lokal në Vlorë dhe një në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Subjekti në Vlorë me administrator shtetasin A. A. është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë.

Subjekti në Sarandë me administrator F. M. është gjobitur me masë administrative 3.000.000 lekë, pasi është shkelës përsëritës.

Policia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

B.K./Shqiptarja.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mjeku fierak u rikonstrukton totalisht shtepine familjes ne nevoje

Para disa muajsh kemi publikuar rastin e familjes Meleq Seferi nga Kallmi i Madh, te cilet ndodheshin ne veshtiresi ekonomike dhe kushte...

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Recent Comments