Tuesday, August 11, 2020
Home Shëndet 'Mbreti' i verës, përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore të pjeprit

‘Mbreti’ i verës, përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore të pjeprit

Pjepri është një frut shumë i përhapur dhe shumë i pëlqyer nga të gjithë. Ky frut mund të përdoret si shtesë e sallatave, ëmbëlsirave apo në formë të supës.

Këto janë disa nga benefitet më të rëndësishme shëndetësore, që pjepri ka:

Pjepri përmban një numër të madh të vlerave ushqyese– Pjepri përmban një numër të madh të përbërësve ushqyes. Ata përmbajnë 0 yndyrë, përmbajnë shumë pak kalori, vitaminë C, vitaminë B si dhe magnez.

Stabilizon shtypjen e gjakut– Në përgjithësi shumë fruta dhe perime kanë aftësi të përmirësojnë shtypjen e gjakut.

Përmirësojnë shëndetin e eshtrave– Pjepri ka disa përbërës ushqyes, që kanë rol në mirëqenien e eshtrave. Prania e vitaminës K dhe magnezit në pjepër ju siguron eshtrave fortësi.

Përmbajnë sasi të lartë të ujit dhe elektroliteve– Nëse dëshironi të mbani trupin të hidratuar, gjëja e parë që ju bie në mend është të pini ujë. Mirëpo edhe frutat siç është rasti me pjeprin kanë një sasi të lartë të ujit dhe ju mbajnë të hidratuar.

Pastron lëkurën– Ngrënia e pjeprit mund të përmirësojë shëndetin dhe pamjen e lëkurës, për shkak se përmban një sasi të lartë të vitaminës C.

Forcon sistemin imun– Vitamina C është e njohur për përmirësimin dhe forcimin e sistemit imunitar. Shumë hulumtime, kanë treguar se vitamina C mund të parandalojë infeksionet dhe inflamacionet.

Përmirëson tretjen– Pjepri përmban fibra dhe përbërës të tjerë, që ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të sistemit tretës.

Përmirëson shikimin– Pjepri përmban dy antioksidantë shumë të rëndësishëm siç janë: luteina dhe zeaksantina. Këto dy antioksidantë përmirësojnë shëndetin e syve dhe parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve të syrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

140 raste të reja dhe 5 humbje jete. Rekord rastesh të reja në Fier !!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përditësimin e të dhënave të pandemisë së COVID-19, ka njoftuar se në 24 orët e...

Femrat e jetës time kanë pirë më shumë uiski se sa ujë, deputeti hap arkivat, tregon kaçurrelat

Deputeti Kostaq Papa, i cili bëri bujë për deklaratën e tij në Kuvend, ku tha se kur ishte i ri dhe kur...

Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?

Një student e pyeti Profesorin, “Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?”Profesori i tha: “Për t’iu përgjigjur...

Kam bërë video intime me të, e reja denoncon ish-partnerin: Kushërinjtë donin ta sqaronin ”shqiptarçe”

Një 26 vjeçare këmbëngul se jeta e saj është marrë peng në distancë nga ish i fejuari që i kërkon rikthimin tek...

Recent Comments