Thursday, January 21, 2021
Home Kuriozitete Mësimi i jetës që një mësues i dha nxënësve të tij

Mësimi i jetës që një mësues i dha nxënësve të tij

Mësimi i jetës që një mësues i dha nxënësve të tij, përmes një shembulli shumë të thjeshtë. Ja se çfarë shkroi ai.

Një ditë, një mësues shkroi në dërrasën e zezë:

9 x 1 = 7

9 x 2 = 18

9 x 3 = 27

9 x 4 = 36

9 x 5 = 45

9 x 6 = 54

9 x 7 = 63

9 x 8 = 72

9 x 9 = 81

9 x 10 = 90

Pasi e shkroi, tabelën e shumëzimit të numrit 9, u kthye nga klasa dhe vuri re se të gjithë nxënësit po qeshnin, për gabimin që kishte bërë në veprimin e parë.

Mësuesi, iu drejtua nxënësve dhe tha:

“E shkrova veprimin e parë gabim, qëllimisht, sepse doja që ju të mësonit diçka të rëndësishme. E bëra vetëm për t’ju treguar se si do t’ju trajtojë bota atje jashtë, kur të dilni në jetë. A e vutë re, se unë shkrova nëntë veprime të sakta, por askush nuk më tha se isha i zoti? Të gjithë qeshët dhe më kritikuat për një gabim të vetëm. Ky pra, është mësimi i sotëm: Askush nuk do ju vlerësojë për gjithë gjërat e mira që do të bëni, por do t’ju kritikojnë gjithmonë për një gabim të vetëm që do të bëni…”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mjeku fierak u rikonstrukton totalisht shtepine familjes ne nevoje

Para disa muajsh kemi publikuar rastin e familjes Meleq Seferi nga Kallmi i Madh, te cilet ndodheshin ne veshtiresi ekonomike dhe kushte...

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Recent Comments