Tuesday, November 24, 2020
Home Shëndet Metodat Që Duhet Të Dini – Si Të Pushoni Dhimbjen e Kokës...

Metodat Që Duhet Të Dini – Si Të Pushoni Dhimbjen e Kokës Pa Ilaçe

Pikëpyetjet mbi dhimbjet e kokës apo migrenën janë të pafundme, megjithatë kur bëhet fjalë për të dyja një gjë është e sigurtë: dhimbja nuk injorohet dot. Për pasojë, çdokush kërkon një zgjidhje të menjëhershme që largon dhimbjen sa hap e mbyll sytë.

Ndonëse shërimi i dhimbjes së kokës kërkon kohën e vet, në vend të ilaçeve, secili prej nesh mund të shfrytëzojë këto mënyra natyrale.

Uji
Mund të tingëllojë e pabesueshme, por ka shumë raste që dhimbja shpërthen si pasojë e dehidratimit. Ky i fundit mundet të tjetërsojë humorin, ndjenjat dhe mendimet. Uji mund të mos shkurtojë kohëzgjatjen e dhimbjes por mund ta bëjë njeriun të ndihet më mirë.

Kompresat E Ftohta
Një kompresë e ftohtë mund të jetë një zgjidhje shumë e lehtë kundër dhimbjes. Vendoseni atë në qafë ose në kokë dhe ftohtësia do të ngushtojë enët e gjakut dhe do të pakësojë inflamacionin.

Kompresa është gjithësesi një zgjidhje afatshkurtër kundër dhimbjes.

Kompresa E Ngrohtë
Kur dhimbja e kokës vjen si pasojë e tensionit ajo shoqërohet me kontraktim të muskujve. Në ndihmë vjen kompresa e ngrohtë që i qetëson ato.

Në vend të kompresës mund të përdorni një peshqir të ngrohur ose të bëni një banjë të ngrohtë.

Fikni Dritat
Njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kokës bëhen shumë të ndjeshëm ndaj dritës. Dritat e ndezura por edhe ajo e pajisjeve elektronike mund t’i përkeqësojë simptomat. Dhimbja e kokës mund të largohet ose zbutet duke ndenjur në një ambient të errët dhe jo me drita të forta.

Rekomandohet të qendroni në një dhomë apo vend ku nuk ka shumë dritë.

Çajrat Bimorë
Çaji i xhenxhefilit është shumë i mirë kundër migrenës. Një studim i vitit 2013, të cilit i referohet AgroWeb.org zbuloi se xhenxhefili ka të njëjtin efekt kundër migrenës si medikamentet.

Çajra të tjerë bimorë që eliminojnë dhimbjen e kokës janë ai i nenexhikut, kamomilit dhe lavandës./AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Zhurmat, rreziku tinëzar që i kanoset çdo ditë njerëzve

Zhurmat dhe tingujt e lartë janë jo vetëm acaruese, por prishin ritmin kardiak të zemrës. Një studim gjerman zbuloi se zhurmat e...

Hipizëm, zhvillohet gara në bregdetin e Darëzezës (Foto)

Sot Darëzeza e Fierit mori një tjetër dimension turistik. Kalorës të apasionuar pas kalërimit nga Fieri, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi i...

Recent Comments