Duke filluar nga dita e nesërme, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme kudo në ambientet e hapura, në të kundërt do aplikohen gjoba.
Ndërkohë është publikuar edhe fletë-gjoba që është në dispozicion të policisë, për të pabindurit.
Siç mund ta shihni në foto, aty përcaktohet data, vendi i konstatimit të shkeljes, të dhënat personale si masa në lekë.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka bërë të ditur sot se është miratuar dhe “Udhëzuesi mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambjentet jashtë shtëpisë”, që paraqet kriteret e përgjithshme, rregullat dhe përjashtimet për përdorimin e barrierave mbrojtëse (maskave) në ambjentet jashtë shtëpisë, me qëllim zvogëlimin e përhapjes së mundshme të COVID-19.
Sipas vendimit, të gjithë shkelësit do ndëshkohet me 3 mijë lekë gjobë dhe në raste përsëritje, gjoba është 5 mijë lekë.