Thursday, January 21, 2021
Home Aktualitet Mos e shit nderin dhe dinjitetin për para bija e babait. Mesazhi...

Mos e shit nderin dhe dinjitetin për para bija e babait. Mesazhi drithërues i prindërve për 19-vjeçaren e larguar nga shtëpia  

Emisioni Pa Gjurmë risjell këtë pasdite historinë e 19-vjeçares Venera Gjolena, e cila u z hduk nga shtëpia e saj në fshatin Vojanik të Beratit, duke lënë në gjumë bashkëshortin dhe djalin.

Të premten e kaluar, vajza dërgoi një video-mesazh dhe nuk pranoi të rikthehet në familje, duke pretenduar se ndihej e frikësuar, pasi ishte prej vitesh e dh unuar nga bashkëshorti.

Këtë të hënë, prindërit e saj nëpërmjet ekranit të Report Tv i dhanë një tjetër mesazh prekës vajzës së tyre me shpresen se ajo do i ndiqte nëpërmjet ekranit.

Të keqen mami kthehu. Pse Nera? Pse ike? Kthehu zemra jonë, do na sëmurësh do na v desësh. Unë nuk besoj se je mirë. Kam frikë për ty. Nera djali thërret vetëm emrin tënd, ai të kërkon moj zemra e mamit. Për hatër të djalit kthehu, ne të kemi falur, u shpreh mes lotëve Engjellushe Avdija, nëna e Venerës.

Ndërsa babai, Ismail Avdija, që ka qënë prezent në studio kur foli me të bijën, i ofroi para dhe çfarë asaj i nevojitet edhe pse nuk dëshiron të rikthehet tek ata.

Vajza e babait kthehu në familje, ne po të presim të gjithë dhe të duam ty. Por, nëse nuk do të kthehesh, thuaj babait nëse ke nevojë për para apo rroba. Jam gati të të ndihmoj, pasi nuk dua të shesësh nderin dhe të shtrish dorën.

Babi është i gatshëm të vijë ku të duash ti. Mos harro djalin bija e babait, pasi e ke ushqyer me gji, përfundoi mesazhin prekës babai i 19-vjeçare së larguar. Pas transmetimit, 19-vjeçarja Venera Gjolena dërgoi një tjetër mesazh përmes rrjetit social facebook në adresë të redaksisë së emisionit  Pa Gjurmë ku shkruante se:

E dashur Odeta!
Ju ndoqa edhe sot dhe nuk e mora dot guximin t’ju telefonoja. Ju lutem, unë kam shumë arsye që nuk kthehem në atë familje. Të lutem me kuptoni ju si femër. Unë jam shumë mirë, do të vij momenti që do i kontaktoj prindërit.

Ju falenderoj !!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mjeku fierak u rikonstrukton totalisht shtepine familjes ne nevoje

Para disa muajsh kemi publikuar rastin e familjes Meleq Seferi nga Kallmi i Madh, te cilet ndodheshin ne veshtiresi ekonomike dhe kushte...

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Recent Comments