Sunday, May 16, 2021
Home Sport “Na pret një ‘malore’ në elitë”, futbollisti i Apolonisë: Nuk jam penduar...

“Na pret një ‘malore’ në elitë”, futbollisti i Apolonisë: Nuk jam penduar që erdha në Fier – Nga Bujar Rama

Aleksandro Zaimaj pret shpërthimin në sezonin e dytë tek Apolonia. Mesfushori i lindur në Greqi nga prindër shqiptarë dhe që është aktivizuar me Korfuzin gjer në korrik të 2019-ës, ndihet më shumë se i lumtur në Fier.

Ai ka treguar cilësi vërtet të mira gjatë pjesës së dytë të kampionatit të kaluar, por “kredite” ka fituar edhe gjatë kësaj faze përgatitore. Edhe pse shpesh ka pasur probleme në kondicionin fizik, 22-vjeçari mbetet një pikë e fortë për bardhejeshilët edhe nën drejtimin e Xhovani Kolelës.

Pozicioni i tij natyral është në të djathtë, por shpesh atij i është besuar edhe organizmi i lojës, si dhe ka luajtur edhe më i avancuar apo sulmues i fshehtë. Pra, është një “xhol” për mesfushën. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” skanon gjendjen e ekipit dhe flet për objektivat.

“Asnjëherë nuk jam penduar që e kam zgjedhur Apoloninë, e kam thënë që në krye të herës këtë. Është një skuadër që më pëlqen dhe një klub i organizuar mirë dhe korrekt. Cilësitë e skuadrës u shfaqën vjet në Kategorinë e Parë, ku arritëm të shpalleshim kampionë në sajë të dëshirës dhe seriozitetit tonë në stërvitje dhe në lojë. Këtë vit detyra jonë do të jetë disa herë më e vështirë, pasi elita është shumë më e fortë se e Para dhe kjo nuk ka vend për dyshime.

Do të ishte mirë që kampionati të kishte filluar në kohën e duhur, por gjithsesi, mendoj se edhe bojkoti është në shërbim të futbollit. Megjithatë, në çdo kohë të fillojë, ne do të jemi gati dhe besoj se do të bëjmë një paraqitje dinjitoze dhe që i shkon për shtat skuadrës sonë”, thotë mesfushori i Apolonisë, Aleksandro Zaimaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Aksident ne qender te Fierit, automjeti godet një grua

Nje aksident me pasoje demtimin e nje gruaje ka ndodhur ne qender te Fierit. Sipas informacioneve gruaja ishte duke...

Partia Demokratike shkon në zgjedhje, ja kur do zgjidhet kryetari i ri

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje të brendshme më 13 qershor. Sipas informacioneve të para, Lulzim Basha do të rikandidojë për...

Sot finalja e Miss Universe, kush është 23-vjecarja që përfaqëson Shqipërinë!

Nata finale e Miss Universe 2020 do të mbahet sonte. Edicioni i 69-të i konkursit të bukurisë do të mbahet në Florida,...

Njihuni me 3 vjeçarin më të ditur në Shqipëri

Elio Driza ka filluar të lexojë që kur ishte 18 muajsh. Tani Elio është 3 vjeç e gjysmë dhe ka lexuar mbi...

Recent Comments