Saturday, September 26, 2020
Home Aktualitet Ndryshimi drastik në pamje/ Ish-deputetja: 3 javë luftë, infektova dhe burrin

Ndryshimi drastik në pamje/ Ish-deputetja: 3 javë luftë, infektova dhe burrin

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka folur për herë të parë rreth eksperiencës së saj përballë Covid-19.

Ajo thotë se për 3 javë ka luftuar me këtë virus. Kjo duket dhe nga ndryshimi drastik që ajo ka pësuar në pamje.

Malaj pranoi në News24, se përveç problemeve shëndetësore ka rënë edhe 6 kg në 21 ditët e betejës me COVID 19.

“Kam kaluar tre javë jo të lehta…Se dija që ishte covid, mendova që ishte ftohje. E ndjeva veten të dobët, kisha temperaturë dhe kollë.

Bisedova pastaj me mjekun Pipero, u alarmua edhe ai për shkak të diabetit që e kam pak të agravuar. Bëra disa analiza, u konstatua që ishte korona. Skaneri e përcaktoi përfundimisht se kisha arritur kulminacionin në ditën e 5-të”,- tregoi Malaj.

Ish-deputetja tha po ashtu se nga COVID 19 u prek edhe bashkëshorti.“E mori edhe im shoq nga unë. Ai e pati në dozë më të lehtë, unë e kisha më të vështirë se më rritej edhe diabeti. Djersinim pafund të dy. Kam marrë hollues gjaku për ta përballuar, më ka lënë disa probleme edhe tek sytë, por edhe në rrugët urinare. Rashë gati 6 kg brenda 21 ditëve”,- tregoi ajo ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Fier/ Kapet i shpalluri në kërkim për kult ivim dr oge! Ndalohet edhe një 26-vjeçar

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe...

Kreativiteti në izolim, 15 vjeçarja krijoi biznesin e veçantë

Instagrami është kthyer në një ndër rrjetet sociale i cili po përdoret jo vetëm për të krijuar miqësi dhe për të ndarë...

Shpërthejnë komentet në rrjet. Ish-deputeti i bën propozimin e ëndrrave Rudina Dembacajt

Rudina Dembacaj është përfolur shumë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Alex dhe lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku. Shumë ndjekës e...

124 raste të reja dhe 3 humbje jete. Rriten rastet në Fier gjatë 24 orëve të fundit

Është rënduar sërish bilanci nga koronavirusi në vendin tonë, ku pas një dite pa asnjë humbje jete, kanë ndërruar jetë tre pacientë,...

Recent Comments