Tuesday, January 26, 2021
Home Uncategorized Në auditor dhe online. Ja si do zhvillohet mësimi në universitete këtë...

Në auditor dhe online. Ja si do zhvillohet mësimi në universitete këtë vit akademik

Me qëllimin për të mos shkëputur studentët nga auditori, viti i ri akademik do të nis në 2 nëntor me mësim të kombinuar.

“Ne duam që në një mënyrë apo në një tjetër të jenë në auditor. Të gjithë rektoret kanë planifikuar që të ketë një alternim midis mësimit në auditor me mësimin në distancë nëpërmjet të përdorimit të platformave të unifikuara.”, tha rektori i UT, Artan Hoxha.

Çdo fakultet do të ketë rregulloren e tij anticovid dhe do të jetë në dorë të tyre organizimi i zhvillimit të mësimit në varësi të infrastrukturës dhe numrit te studentëve, megjithatë disa elementë do të zbatohen nga të gjithë për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Kemi ngritur grupet e punës kemi marr informacion sot që flasim e dimë kush është kapaciteti i x fakulteti për një dite. Pra sa studentë dhe personel mund të jenë në të njëjtën kohë në një hapësirë të caktuar nga protokolli shëndetësor. Pastaj orari i mësimit si do të organizohet kjo është vendimmarrje e njësive kryesore arsimore të cilat kanë disa alternativa. Ajo që është e përgjithshmja kur ka numër te madh pjesëmarrësish siç janë leksionet ato më tepër do zhvillohen online.”, tha rektori i UT, Artan Hoxha

Në konferencën e rektorëve, që u zhvillua pas 4 viteve mungesë, kryetari i sapozgjedhur i saj, prof Artan Hoxha kërkoi që përtej masave mbrojtëse të bëra me dije tani më si maskat, matja e temperaturës, dezinfektimi e plotësimi i formularit për gjendjen shëndetësore më shume vlerë ka sensibilizimi .

“Këtu shumë gjera mund të shkruhen , por e rëndësishme është sa është përgjegjshmëria për ti zbatuar.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mjeku fierak u rikonstrukton totalisht shtepine familjes ne nevoje

Para disa muajsh kemi publikuar rastin e familjes Meleq Seferi nga Kallmi i Madh, te cilet ndodheshin ne veshtiresi ekonomike dhe kushte...

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Recent Comments