Saturday, September 26, 2020
Home Sociale Nëna 19-vjeçare braktis në gjumë burrin e foshnjën, familjarët: Na mori paratë!

Nëna 19-vjeçare braktis në gjumë burrin e foshnjën, familjarët: Na mori paratë!

Braktis djalin e mitur dhe vendos të largohet, 19-vjeçarja nga Berati, Venera Gjolena u zhduk më 17 gusht të këtij viti. Pas denoncimit që familjarët bënë në emisionin Pa Gjurmë, në Report TV, në kërkim të së resë, vjen edhe dëshmia e parë, ajo e personit me të cilin Venera la takim një ditë pasi u arratis nga dritarja e banesës.

Ky person pretendon se është njohur me Venerën një vit më parë, nëpërmjet rrjetit social facebook dhe se një ditë pasi ajo u zhduk lanë takim në stacionin e Urës Vajgurore, takim i cili nuk ndodhi. Në një lidhje telefonike për emisionin Pa Gjurmë Artur Hoxha (emër i vendosur nga redaksia) zbardh bisedën e fundit që pati me 19- vjeçaren.

Nëna e një djali 2-vjeçar u largua papritur, duke lënë bosh shtratin martesor dhe në orën 3 të mëngjesit, arratiset pa lënë adresë. Nga konstatimi i familjarëve, ajo kishte marr me vete pasaportën dhe kartën e identitetit ndërsa kishte vj edhur edhe 230 mijë lekë të vjetra, nga shtëpia e prindërve në Vojnik ku kishte shkuar për t’i ndihmuar. I ftuar në emisionin Pa gjurmë babai Ismail Avdiu rrëfeu sjelljet e çuditshme që pati e bija para se të zhdukej.

Ditën që u largua, Venera i dërgoi një mesazh bashkëshortit, në rrjetin social Facebook, përmes një adrese false. Jam mirë. Jam në Berat. Mos u bëj merak. Thuaj babait se jam mirë. Menjëherë pas largimit, telefoni i saj rezultoi i fikur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kreativiteti në izolim, 15 vjeçarja krijoi biznesin e veçantë

Instagrami është kthyer në një ndër rrjetet sociale i cili po përdoret jo vetëm për të krijuar miqësi dhe për të ndarë...

Shpërthejnë komentet në rrjet. Ish-deputeti i bën propozimin e ëndrrave Rudina Dembacajt

Rudina Dembacaj është përfolur shumë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Alex dhe lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku. Shumë ndjekës e...

124 raste të reja dhe 3 humbje jete. Rriten rastet në Fier gjatë 24 orëve të fundit

Është rënduar sërish bilanci nga koronavirusi në vendin tonë, ku pas një dite pa asnjë humbje jete, kanë ndërruar jetë tre pacientë,...

Shi dhe përmbytje në fundjavë, “Mbrojtja Civile” shkresë 5 qarqeve: Ja qytetet në rrezik!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar letër pesë prefektuarave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot...

Recent Comments