Friday, December 4, 2020
Home Kulturë Nesër teatri rikthehet për publikun fierakë

Nesër teatri rikthehet për publikun fierakë

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, pas nje mungese te gjate per shkakun e pandemise, do te riktheje shfaqjet ne qytetin e Fierit me veprën teatrore “Jul Cezari”.

E cilesuar si një ndër veprat më të forta politike të Shekspirit, me regji nga i njohuri Ivica Buljan do te vije neser per publikun fierakë ne oren 20:00, ne sheshin para ish-universitetit te Fierit.

Një shfaqje klasike, por për audiencën do të jetë vepër kontemporane që performohet në katër vende të ndryshme dhe komunikim direkt me audiencën.

Në këtë shfaqje interpretojnë aktorët Romir Zalla, Alfred Trebicka, Vin Bejleri, Amos Muji Zaharia, Gentian Zenelaj, Ermira Hysaj, Ilirda Bejleri, Adriana Tolka, Klejdi Metaj, Mateo Dervishaj, Endri Çela, Engjëll Hoxha, Enea Nika, Paolo Kadillari, Anxhelo Shkreli.

Tragjedia e Jul Cezarit është njëra prej disa veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërteta nga historia romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni dhe Kleopatra. Edhe pse vepra titullohet Jul Cezari, Bruti flet në më shumë se katër herë po aq rreshta sa karakteri kryesor dhe drama psikologjike qendrore e pjesës fokusohet mbi betejën e Brutit mes kërkesave konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë.

Sipas regjisorit kjo pjesë është aktuale jo vetëm për Shqipërinë, por dhe në botë. Jul Cezari është i pari thriller politik në çdo kohë, madje kjo vepër është aktuale jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë, ka pohuar më herët regjisori.

Shfaqjet e regjisorit Ivica Buljan kanë qenë pjesëmarrëse në më shumë se 30 vende të ndryshme. Duke u mbështetur në filozofinë krijuese të Antonin Artaud, teatri i tij fokusohet në protagonizmin e aktorit dhe ruan linjat klasike të teatrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Zhurmat, rreziku tinëzar që i kanoset çdo ditë njerëzve

Zhurmat dhe tingujt e lartë janë jo vetëm acaruese, por prishin ritmin kardiak të zemrës. Një studim gjerman zbuloi se zhurmat e...

Recent Comments