Tuesday, January 26, 2021
Home Uncategorized Nga korridori dixhital 5G, te heqja e kufijve/ 13 marrëveshjet e nënshkruara...

Nga korridori dixhital 5G, te heqja e kufijve/ 13 marrëveshjet e nënshkruara mes Shqipërisë e Kosovës

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nënshkruan sot në Tiranë 13 marrëveshje bashkëpunimi në disa fusha, nisur nga bashkëpunimi ekonomik, e deri te marrëveshjet për bashkëpunim kulturor, në arsim e shëndetësi.

U nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës të Republikës së Kosovës mbi bashkëpunimin në fushën e transportit hekurudhor.

Ministritë e Jashtme nënshkruan marrëveshjen për vlerësimin e krijimit të fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës.

Ministritë e Mbrojtjes nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste fatkeqësish natyrore dhe fatkeqësive të tjera.

Ministritë e Brendshme nënshkruan protokollin për ndryshim dhe shtesë në marrëveshjen për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë.

Ministrite e Financave nënshkruan protokollin ndryshues të marrëveshjes së bashkëpunimit për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal.

Financat po ashtu nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim për mobilitetin në punë.

U nënshkrua memorandumi për bashkëpunim në krijimin e korridorit dixhital 5G, dhe lehtësimin e lëvizjes në të ardhmen.

Në fushën e arsimit u nënshkruan memorandumin për bashkëpunim për themelimin e ligës së përbashkët të basketbollit ndërmjet dy Federatave të Basketbollit.

U nënshkrua edhe memorandumi për bashkëpunim për platformën e përbashkët dixhitale të arsimit parauniversitar.

Në fushën e kulturës u nënshkruan marrëveshjen për krijimin e kalendarit të përbashkët kulturor vjetor, si dhe marrëveshjen për bashkëprodhim të filmit.

Në fushën e shëndetësisë u nënshkruan protokollin shtesë të marrëveshjes së bashkëpunimit në përballje me COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mjeku fierak u rikonstrukton totalisht shtepine familjes ne nevoje

Para disa muajsh kemi publikuar rastin e familjes Meleq Seferi nga Kallmi i Madh, te cilet ndodheshin ne veshtiresi ekonomike dhe kushte...

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Recent Comments