Pavarësisht situatës nga koronavirusi, kjo situatë nuk e ka ndaluar këtë shqiptare të ngjisë shkallët e karrierës dhe të bëjë krenarë shqiptarët kudo ndodhen.
Bëhet fjalë për shqiptaren Ina Pushi, e cila është vlerësuar nga Kombet e Bashkuara si Ambasadore e Paqes, një titull që i jepet shqiptares në kohën e pandemisë.

E kontaktuar nga BalkanWeb, shqiptarja thekson se ky titull i lartë i është dhënë nga Global Socio Economic And Financial Evolution Network, që është e lidhur me Kombet e Bashkuara.

Ina tregoi se ajo që i ka dhënë këtë titull të rëndësishëm është dëshira dhe lëvizjet e saj për të hapur një shoqatë bamirësie. Shqiptarja Ina Pushi është diplomuar dhe specializuar për degën e ekonomisë në Palermo të Italisë.
Ajo ka prekur edhe shkallët e një ndër universiteteve më të rëndësishme në botë, Harvardit, ku ka ndjekur një seminar në prill të vitit 2019, ndërsa ka ambicien që aty të ndjekë edhe Doktoraturën.