Tuesday, November 24, 2020
Home Uncategorized Njihuni me shqiptarin që ka luajtur tek “Sulltani i Madhërishëm”, si u...

Njihuni me shqiptarin që ka luajtur tek “Sulltani i Madhërishëm”, si u bë pjesë e kastit

Në një lidhje direkte me emisionin Rudina në Tv Klan ka qenë aktori shqiptar nga Maqedonia, Luran Ahmeti i cili është bërë i njohur me rolet e tij në serialet turke. Madje së fundmi e kemi parë në serialin “Sulejmani i Madhërishëm” që është kthyer në një ndër serialet më të ndjekur dhe që transmetohet çdo ditë në Tv Klan.

Numëron rreth 170 episode me rolet e tij në 9 seriale turke, por gjithashtu ai është edhe një aktor i dashur i teatrit të Shkupit.

Ai ka luajtur edhe në serialin “Lugina e Ujqërve” me aktorin e famshëm turk në rol Polat Alemdar (interpretuar nga aktori Necati Şaşmaz). Një tjetër ekperiencë është pjesëmarrja me rolin e një shqiptari në filmin e famshëm “Taken 2” i cili ka patur rolin e një shqiptari që merr urdhrin që të shkojë ta vrasë vajzën e Liam Neesonit (aktorit të famshëm). Është i vetmi shqiptar që ka arritur të ikë dhe nuk e kanë vrarë, se gjithë shqiptarët e tjerë në film i vrasin.

Rudina Magjistari: Flasim për serialin “Sulltani i Madhërishëm”. Ju luani rolin e bashkëshortit të motrës së sulltanit.

Luran Ahmeti: Hysrev Pashait, në serial shumica e karaktereve janë të bazuara në karaktere të vërteta ka dhe disa të tjerë imagjinativ për hir të serialit dhe dramaturgjisë. Hysrev Pashai ka qenë një karakter real, është njohur si pashai i çmendur në atë kohë i cili ka pasur guximit të thotë të vërtetat më të ashpëra në prezencën e sulltanit. Kështu njihet në histori, është pashai i Ballkanit, pastaj në fund të jetës së tij ka qenë i ndëshkuar nga sulltani për shkak se ka marrë guximin të nxjerrë një armë në prezencë të sulltanit për të sulmuar një nga vezirët e tjerë, kjo duhej të ishte dhe pjesë e serialit, por për shkaqe të tjera, seriali ndërroi krah dhe nuk arritëm në këto episode.

Rudina Magjistari: Luran si u bëre pjesë e këtij kasti?

Luran Ahmeti: Unë punoja në Turqi dhe para këtij seriali, kam qenë pjesë e disa serialeve shumë shumë të shikuara në Turqi. Kështu në atë kohë më njihnin, bota e produksionit aty më njihnin shumë mirë dhe producentja ekzekutive e cila është edhe shoqja ime më ftoi për të luajtur në këtë serial dhe unë pranova natyrisht. Ishte ftesa e dytë, ndërkohë që më kishin ftuar edhe një herë më herët, por unë kisha marrëveshje më një projekt tjerër dhe nuk u bë.

Rudina Magjistari: Cili ishte produksioni i parë farë që keni marrë pjesë në Turqi dhe si u bëtë pjesë e tregut turk?

Luran Ahmeti: Seriali i parë ka qenë Helveda Rumeli dhe ka të bëjë me Ballkanin. Rumeli i thonë Ballkanit në turqisht dhe ai serial u xhirua në Maqedoni, në Manastir. Një shoku im turk erdhi me ekipin kur po bënin parapërgatitjet për xhirimin e këtij seriali dhe më ftuan ne një kast, audicion. Fati im ishte se aty nevojiteshe një turqishte e cila është me dialekt ballkanas dhe jo një turqishte e mirë e Turqisë dhe në atë audicion fitova një nga rolet e rëndësishme, rolin e antagonistit, më të keqit të serialit. Ai serial pati një sukses jashtëzakonisht të madh në Turqi për dy vite ishte i pari në shikueshmëri në Turqi dhe ky serial mi hapi dyert, pastaj për të vazhduar për projekte të tjera. /tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Zhurmat, rreziku tinëzar që i kanoset çdo ditë njerëzve

Zhurmat dhe tingujt e lartë janë jo vetëm acaruese, por prishin ritmin kardiak të zemrës. Një studim gjerman zbuloi se zhurmat e...

Hipizëm, zhvillohet gara në bregdetin e Darëzezës (Foto)

Sot Darëzeza e Fierit mori një tjetër dimension turistik. Kalorës të apasionuar pas kalërimit nga Fieri, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi i...

Recent Comments