Tuesday, November 24, 2020
Home Shëndet Njihuni me vitaminat dhe mineralet më të mira për gjumin

Njihuni me vitaminat dhe mineralet më të mira për gjumin

Në këtë artikull do të mësoni për vitaminat dhe mineralet që përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Vitamina C

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për sistemin imunitar. Megjithatë, studimet tregojnë se njerëzit që kanë më pak vitaminë C në organizëm përballen më shumë me pagjumësinë dhe kanë tendencën të çohen shpesh natën.

Hekuri

Ky mineral ndihmon në transportimin e oksigjenit në trup. Kjo është arsyeja përse mungesa e tij shkakton plogështi. Mungesa e hekurit nxit bllokim të muskujve dhe lëvizje të pavullnetshme të gjymtyrëvegjatë natës.

Magnezi

Ky mineral e ndihmon organizmin të prodhojë melatoninën që njihet ndryshe si hormoni i gjumit. Ekspertët rekomandojnë një dozë ditore prej 600 gramë magnez përveç se në rastet kur njeriu rrezikohet nga sëmundjet e veshkave apo rrahjet e ulëta të zemrës.

Magnezin e gjeni tek barishtet, farat e kungullit dhe disa arrorë.

Vitamina B12

Kjo vitaminë ruan shëndetin e nervave dhe qelizave të gjakut. Ajo e ndihmon trupin të krijojë energji. Mungesa e kësaj vitamin shkakton lodhje, problem me gjumin dhe mpirje të gjymtyrëve.

Vitamina D

Studimet thonë se nivelet e ulëta të vitaminës D janë të lidhura fort me cilësinë e gjumit.Sasia e rekomanduar ditore e kësaj vitamine është 600 njësi në ditë dhe ushqimet ku ajo gjendet nuk mjaftojnë për të përfituar këtë sasi.

Kalçiumi

Mungesa e kalçiumit pengon aktivizimin e fazës REM të gjumit, ose siç njihet gjumi i rëndë dhe i ëndrrave. Sasia e rekomanduar e suplementëve është 1,000 mg për të rriturit deri në 50 vjeç dhe 1,200 mg për njerëzit mbi 50 vjeç. Kalçiumin e gjeni tek barishtet, sardelet dhe farat e susamit.

Acidet Yndyore Omega-3

Këto acide janë mirëbërëse për shëndetin e zemrës dhe të trurit. Disa studime tonë se suplementët e këtyre acideve përmirësojnë cilësinë e gjumit. Ato i gjeni edhe tek salmoni e disa peshq të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Zhurmat, rreziku tinëzar që i kanoset çdo ditë njerëzve

Zhurmat dhe tingujt e lartë janë jo vetëm acaruese, por prishin ritmin kardiak të zemrës. Një studim gjerman zbuloi se zhurmat e...

Hipizëm, zhvillohet gara në bregdetin e Darëzezës (Foto)

Sot Darëzeza e Fierit mori një tjetër dimension turistik. Kalorës të apasionuar pas kalërimit nga Fieri, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi i...

Recent Comments