HomeAktualitetNjoftim i RËNDËSISHËM për maturantët, hapet sot portali për aplikimin në universitet,...

Njoftim i RËNDËSISHËM për maturantët, hapet sot portali për aplikimin në universitet, ja afati i fundit

Published on

spot_img

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se duke filluar nga dita e sotmë deri në datën 3 gusht, portal U-Albania do të jetë i hapur për të gjithë maturantët të cilët duan të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kushi thekson se studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale.

Gjithashtu nisur dhe nga marrëveshja e fundit që vendi ynë ka nënshkruar me Kosovën maturantët nga Kosova mund të aplikojnë dhe në vendin tonë me të drejta të barabarta njësoj si studentët në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Të dashur maturantë,

Ja ku erdhi momenti që ju të merrni vendimin final për programin ku do të vijoni studimet e larta.

Duke filluar nga sot e deri në datën 3 gusht, portali U-Albania do të jetë i hapur për ju që të bëni aplikimet.

Ju sugjeroj që të mbështeteni në prirjet dhe pasionet tuaja, por gjithashtu të konsultoheni edhe një herë me mësuesit dhe prindërit, në mënyrë që të bëni zgjedhjen e duhur dhe të rrisni më shumë mundësitë për të fituar programin më të përshtatshëm për ju.

Do t’ju ftoja që të keni në vëmendje maksimale edhe programet e studimit që ne i kemi cilësuar si prioritet kombëtar. Siç e dini, këto programe lidhen me disa fusha të shkencave humane, mësuesisë, shkencave natyrore, inxhinierisë, bujqësisë dhe shërbimeve. Studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale, sipas parashikimeve të VKM-së Nr. 386 të miratuar në qershor të këtij viti 👉https://bit.ly/3O7srrS.

Gjithashtu, nisur nga marrëveshja e fundit që kemi nënshkruar me Kosovën, dëshiroj të ftoj edhe të rinjtë dhe të rejat nga Kosova që të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në universitetet tona, me të drejta të barabarta njësoj si studentët në Shqipëri.

Ju uroj të gjithëve shumë suksese!

Latest articles

Qeveria vendos: Kush kultivon mbi 1 hektar grurë përfiton 300 mijë lekë subvencion!

Qeveria ka vendosur të mbështesë prodhimin e grurit në këtë periudhë të vështirë për...

Vendimi i fundit i qeverisë/ Pushime të paguara për punonjësit e administratës që dhurojnë gjak vullnetarisht, përfitojnë dhe qytetarët

Të gjithë punonjësit e administratës që dhuron vullnetarisht gjak, do të marrë dy ditë...

Aksident në Fier, makina përplas fëmijën 4-vjeç, shoqërohet shoferi

Një automjet ka aksidentuar një fëmijë 4 vjeç në fshatin Vlosh të Fierit. Fëmija ndodhet...

Fier, vatër e re zjarri, flakët ‘përpijnë’ ullishtet dhe rrezikojnë banesat (Video)

Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë kodrinore të mbjellë me ullishte në vendin...

More like this