Tuesday, August 11, 2020
Home Tradita Papare e Ngrohtë me Djathë – Nga Më të Vjetrat e Traditës

Papare e Ngrohtë me Djathë – Nga Më të Vjetrat e Traditës

Quhet papare (pa para) sepse përbërësit e saj janë të thjeshtë, të paktë dhe jo të kushtueshëm, e gjenden lehtësisht në kuzhinën e çdo familjeje shqiptare. Dikur, Paparja ka qenë një ndër gatimet më popullore të nënave dhe gjysheve, të cilat e përgatisnin atë sidomos për mëngjes.

E ngrohtë dhe fantastike në shije, Paparja edhe sot, mbetet padyshim një gatim unik i traditës së kuzhinës vendase. Në zona të ndryshme ajo ka emërtesa të ndryshme ashtu siç edhe receta e saj mund të ndryshojë në elementët e përbërësve, disa përdorin kos ose qumësht në vend të ujit të nxehtë apo lëngut të mishit. E megjithatë, ajo shijon mrekullisht në të gjitha mënyrat e gatuara nga amvisat.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën e përgatitjes së Papares me djathë, për të rikthyer edhe njëherë traditën e dikurshme ashtu si edhe shijen e mirë të këtij gatimi të hershëm shqiptar.

Përgatitja e Papares me Djathë

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona. Përbërësit përzgjidhen bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani)

4-5 feta bukë; 3-4 lugë gjalpë të freskët ; 1 gotë ujë të nxehtë ose lëng mishi, Kripë, Piper, Nenexhik, Djathë të bardhë të thërrmuar, Hudhra të shtypura (Sipas dëshirës)

Përgatitja
Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shkrijmë gjalpin ose shtojmë vajin e ullirit. Shtojmë bukën e ndarë në copëza të vogla dhe e skuqim përreth 10 minuta duke e kaurdisur me një lugë druri. Shtojmë kripën dhe ujin e nxehtë ose lëngun e mishit dhe vazhdojmë të kaurdisim derisa buka të thithë të gjithë lëngun. Në fund, shtojmë djathin e thërrmuar, hudhrat e shtypura nëse i preferoni, rigonin dhe nenexhikun e grirë hollë i kaurdisim të gjitha bashkë dhe i largojmë nga zjarri. Paparen e shërbejmë në pjata dhe sipër e spërkasim me disa pika gjalpë të shkrirë./AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

140 raste të reja dhe 5 humbje jete. Rekord rastesh të reja në Fier !!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përditësimin e të dhënave të pandemisë së COVID-19, ka njoftuar se në 24 orët e...

Femrat e jetës time kanë pirë më shumë uiski se sa ujë, deputeti hap arkivat, tregon kaçurrelat

Deputeti Kostaq Papa, i cili bëri bujë për deklaratën e tij në Kuvend, ku tha se kur ishte i ri dhe kur...

Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?

Një student e pyeti Profesorin, “Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?”Profesori i tha: “Për t’iu përgjigjur...

Kam bërë video intime me të, e reja denoncon ish-partnerin: Kushërinjtë donin ta sqaronin ”shqiptarçe”

Një 26 vjeçare këmbëngul se jeta e saj është marrë peng në distancë nga ish i fejuari që i kërkon rikthimin tek...

Recent Comments