Tuesday, January 26, 2021
Home Politikë Përçahet LSI në Fier, 2 këshilltarë i bashkohen PS-së, një i pavarur

Përçahet LSI në Fier, 2 këshilltarë i bashkohen PS-së, një i pavarur

Përçahet grupi i këshilltarëve të LSI në këshillin bashkiak të Fierit. Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, tre këshilltarë të LSI u shkëputen nga grupi i LSI.
Dy prej këshilltarëve iu bashkuan grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste ndërsa një tjetër doli i pavaruar. Thoma Tyto dhe Drita Sauli iu bashkuan grupit të këshilltarëve të PS. Ndërsa Ekaterina Zarka në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak deklaroi largimin e saj nga LSI, duke deklaruar se nuk do t’i bashkohet asnjë force politike, por do jetë këshillitare e pavarur.

Dy prej këshilltarëve janë shprehur se s’mund të votojnë për vendime politike, por për interesa të qytetarëve, ndaj kanë vendosur që të shkëputen nga LSI-ja. Dega lokale e LSI në Fier nuk ka pranuar të komentojë zhvillimet në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak të Fierit.

 

Burimi: shqiptarja.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mjeku fierak u rikonstrukton totalisht shtepine familjes ne nevoje

Para disa muajsh kemi publikuar rastin e familjes Meleq Seferi nga Kallmi i Madh, te cilet ndodheshin ne veshtiresi ekonomike dhe kushte...

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Recent Comments