Tuesday, November 24, 2020
Home Aktualitet Produkt i ri turistik, bregdeti i Darëzezës shndërrohet në një “pistë” hipizmi

Produkt i ri turistik, bregdeti i Darëzezës shndërrohet në një “pistë” hipizmi

Për herë të parë, bregdeti i Darëzezës në Fier do të shndërrohet në një “pistë” hipizmi.

Drejtoresha e Turizmit në bashkinë e Fierit, Adriana Mile, tha sot për ATSH-në se, “të shtunën do të zhvillohen dy gara, të cilave do ti bashkohen rreth 30 kalorës nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi”.

“Iniciatorët e kësaj gare janë disa të rinj fierakë, të cilët prej janarit të këtij viti çdo ditë për hobi bëjnë shëtitje me kuaj pothuaj në bregdet. Gara do zhvillohet në bregdetin e Darëzezës dhe Pishporos për shkak të gjatësisë të pandërprerë, prej 10 km”, thekson Mile.

Sipas saj, të rinjtë kanë bërë edhe gara amatore me kuaj me njëri-tjetrin.

Të rinjtë janë lidhur me Shoqatën Kombëtare të Hipizmit dhe me shoqatat e Kosovës dhe Malit të Zi dhe kanë menduar të organizojnë këtë garë që do të zhvillohet të shtunën.

“Do bëhen dy gara, një garë shpejtësie ku marrin pjesë 15 kalorës që do të zgjasë 1 minutë dhe gara tjetër është në orën 11:00 dhe zgjat shumë. Gara e gjatë e rezistencës është e gjatë 10 km, vajtje ardhje nga Darëzeza në Pishporo dhe nga Pishporo deri tek grykëderdhjen e Vjosës ku kufizohet Fieri me Vlorën”, bën të ditur Mile.

Në këtë garë, vijon ajo, marrin pjesë 30 kalërues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, ndërsa në fund të garës do të jepen edhe çmime.

Ndërsa ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha sot se “bregdetit të Darëzezë i shtohet një produkt turistik i ri”.

Hipizmi është prej shekujsh një sport i preferuar për adhuruesit e tij, i cili sjell emocione dhe adrenalinë të papërshkrueshme. Mund të ushtrohet nga të gjithë grupmoshat. Ky sport vë në lëvizje të gjithë pjesët e trupit si dhe mendjen në të njëjtën kohë.

Burimi: ATSH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Zhurmat, rreziku tinëzar që i kanoset çdo ditë njerëzve

Zhurmat dhe tingujt e lartë janë jo vetëm acaruese, por prishin ritmin kardiak të zemrës. Një studim gjerman zbuloi se zhurmat e...

Hipizëm, zhvillohet gara në bregdetin e Darëzezës (Foto)

Sot Darëzeza e Fierit mori një tjetër dimension turistik. Kalorës të apasionuar pas kalërimit nga Fieri, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi i...

Recent Comments