Saturday, September 26, 2020
Home Aktualitet Protesta në Fier, TAP: Riparojmë çdo dëm në infrastrukturë të shkaktuar nga...

Protesta në Fier, TAP: Riparojmë çdo dëm në infrastrukturë të shkaktuar nga punimet

Banorët e fshatit Dërmenas në Fier janë ngritur këtë të mërkurë në protestë, duke bllokuar rrugën nacionale Fier-Seman.

Shkak për këtë protestë është bërë ndërtimi i gazsjellësit nga kompania private TAP, pasi është dëmtuar ky aks rrugor si rezultat i kalimit të mjeteve të rënda.

Por pas protestës ka reaguar kompania që po kryen projektin e cila thotë se çdo dëm i shkaktuar do të riparohet sipas premtimit të bërë.

Deklarata:

Gazsjellësit Trans Adriatik, TAP, ashtu si edhe ka premtuar më parë, do të riparojë çdo dëmtim që është shkaktuar nga punimet për ndërtimin e gazsjellësit.

TAP dhe kontraktori i TAP janë takuar me banorët e fshatit Dermenas dhe i kanë informuar mbi segmentin rrugor Fier – Dermenas – Topojë – Stacioni i Kompresorit të TAP. Kur i gjithë transporti i materialeve për stacionin e kompresorëve do të përfundojë, kjo rrugë do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Ndërkohë ky segment do të mirëmbahet kohë pas kohë nga ana e kontraktorit të TAP sipas nevojave. E njëjta përqasje është përdorur edhe në zonat e tjera ku ka pasur punime për ndërtimin e gazsjellësit TAP.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore që do të përdoret gjatë ndërtimit të gazsjellësit TAP ka nisur që në korrik të vitit 2015. Gjatë fazës së parë u përmirësuan mbi 58 km rrugë, u ndërtuan 2 ura të reja dhe u rehabilituan 40 ura ekzistuese. Gjatë fazës së dytë 70% e punimeve për rehabilitimin e rreth 137 km ka përfunduar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kreativiteti në izolim, 15 vjeçarja krijoi biznesin e veçantë

Instagrami është kthyer në një ndër rrjetet sociale i cili po përdoret jo vetëm për të krijuar miqësi dhe për të ndarë...

Shpërthejnë komentet në rrjet. Ish-deputeti i bën propozimin e ëndrrave Rudina Dembacajt

Rudina Dembacaj është përfolur shumë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Alex dhe lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku. Shumë ndjekës e...

124 raste të reja dhe 3 humbje jete. Rriten rastet në Fier gjatë 24 orëve të fundit

Është rënduar sërish bilanci nga koronavirusi në vendin tonë, ku pas një dite pa asnjë humbje jete, kanë ndërruar jetë tre pacientë,...

Shi dhe përmbytje në fundjavë, “Mbrojtja Civile” shkresë 5 qarqeve: Ja qytetet në rrezik!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar letër pesë prefektuarave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot...

Recent Comments