Tuesday, January 26, 2021
Home Kuriozitete Pse gjenerata e iPhone 12 do të vijë pa karikues dhe kufje...

Pse gjenerata e iPhone 12 do të vijë pa karikues dhe kufje në paketim

Linja e re e iPhone 12 do të dërgohet pa karikues apo kufje në paketim, dhe kjo sipas kompanisë, është bërë që të zvogëlohet ndikimi në mjedis. Në vend të tyre, pajisjet do të kenë me vete vetëm një kabllo USB-C.

Apple thotë se nuk përfshin një karikues ose kufje me serinë iPhone 12 për arsye mjedisore, shkruan abcnews.al

Kompania thotë se me këtë lëvizje, konsumohet më pak lëndë e parë për çdo iPhone të shitur.

Kjo gjithashtu lejon kuti më të vogla, që do të thotë se 70 për qind më shumë njësi mund të futen në një paletë të vetme transporti dhe të zvogëlojnë emetimet e karbonit.

Në përgjithësi, Apple vlerëson se ndryshimet do të shkurtojnë mbi 2 milion tonë metrikë të emetimeve të karbonit në vit, ekuivalente e heqjes së 450,000 makinave nga rruga çdo vit.

Reagimet në internet nuk kanë qenë të paketa për këtë lëvizje të kompanisë, ndërsa nuk kanë munguar ata që kanë aluduar se Apple po e bën për të ulur kostot e transportit në vend që të mbrojë mjedisin.

Pavarësisht nga motivet e Apple, kjo lëvizje ka të ngjarë që të ulë mbetjet elektronike në të dyja rastet. s.b/abcnews.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Mjeku fierak u rikonstrukton totalisht shtepine familjes ne nevoje

Para disa muajsh kemi publikuar rastin e familjes Meleq Seferi nga Kallmi i Madh, te cilet ndodheshin ne veshtiresi ekonomike dhe kushte...

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë, kryeson Tirana

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë...

Sot, 327 raste te reja dhe 9 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar sërish një rekord infeksionesh.

Recent Comments