Tuesday, August 11, 2020
Home Tradita Psikologjia e myzeqarit - Nga Maksim Zarka

Psikologjia e myzeqarit – Nga Maksim Zarka

Myzeqari ecën në rrugën e tij të jetës, pa u ndeshur me të tjerët. Përvoja e ka mësuar t’u shmanget përplasjeve. Nga jeta e myzeqarit ka dalë dhe shprehja “hiq shkopin zvarrë dhe mos bëj vijë”. Ai e di mirë, se kur duhet të goditet stralli me hekur që të ndizet zjarri.

Myzeqari njeh mirë masën dhe e përdor atë me shumë art.Njeh mirë kufirin, kur durimi pushon së qëni virtyt. Dije se kur merr zjarr myzeqari, e ke bërë hak flakën. Myzeqari nuk para e thot fjalën e keqe. Ai e di mirë, që llafi i mirë zbut dhe gurin, pa le burrin.

Fjala është si fara – shprehet myzeqari, po mbolle lule do thithësh nektar. Po mbolle gjëmbaç shpejt a vonë do të hash kopaç. Myzeqarët udhëhiqen nga mirësia. Kjo bënë që ata të merren vesh me kodin e heshtjes, duke u parë sy më sy.

Durimi, qetësia dhe dashuria janë trekëndëshi i jetës për myzeqarin. Myzeqarët merren vesh jo me fjalë, por me zemër. Janë të qetë dhe duken të ftohtë. U mungon natyra entuziaste. Fjalët myzeqari i nxjerr si kokrra gruri, rrjedhshëm, të lehta e të buta, plot bukuri e hijeshi. Biseda e tyre u ngjan cicërimës së zogjve.

Nderi tyre të ngroh, jo si zjarri i hapët, por si prushi në vatër. Vështirë se mund të depërtosh në vetëdijen e tij. Tek myzeqari ka gjithmonë diçka të palexueshme. Myzeqari kurrë nuk i ka kënduar sundimtarit, beut dhe agait. Ai i ka kënduar punës, ku gjen lumturinë; fëmijës, ku gjen gëzimin e jetës. Myzeqari nuk ka primare forcën. Forca për të është diçka e huaj.

Ai fle me libër te koka dhe me laps në dorë. Kulti i tij është mendja, urtësia, dija, libri dhe jo shpata. Shpata për myzeqarin është e fundit, vetëm atëherë kur ai është tërhequr deri tek muri. Ky është dhe momenti, kur ai të hidhet në gryk dhe me thonj të mbyt. Myzeqarët janë dashamirës dhe mirëkuptues me njëri-tjetrin. Ata priren nga vlerat më të mira njerëzore si urtësia, toleranca, ndershmëria, besnikëria e sinqeriteti.

Myzeqarët i largohen së keqes. “Le ta gjej nga ndonjë tjetër” – shprehen ata. Urrejtjen myzeqari e shuan në uje, miqësinë e gdhend në gurë Përgjithësisht nuk e praktikojnë dhunën dhe vetëgjyqësinë. Janë për respektim të ligjit dhe shtetit. Ai e di mirë se të jetosh është detyrë njerëzore. Jetës ai jep karakter të shenjtë. Kjo i bënë atë evropian në gen.

Myzeqari nuk nxitohet. Ai vëzhgon, dëgjon dhe me logjike vepron. Ka aftësinë e drejt-orientimit në momente të vështira. Nuk është kolaboracionist e kuisling. Përherë është orientuar nga vlerat, nga perëndimi. Të mirat që bënë nuk ti kujton. Kur të tjerët i thonë sherrit lepe, lala i thotë s’kam ngeh. Myzeqarët janë njerëzit e dallandysheve.

Në myzeqe gëzimi është i bukur. Në Myzeqe gjuha shqipe ka qënë flamuri i shqitarizmës që nuk e shkulën dot armiqtë… Myzeqari, lumturia e gruas e sheh si lumturinë e familjes. Myzeqeja i zbut njerëzit, dhe kur nxehen kërkojnë gurë nuk gjejnë, kërkojnë hekur nuk gjejnë, pastaj i bien tëmthit të kokës pse gabova dhe në mënyrë të naturshme i drejtohen logjiës.

Myzeqarët kurrë nuk e braktisën atdhenë, Ata i ngjajnë atyre zogjve që pavarësisht stinë të vitit, nuk e ndrrojnë folenë Në Myzeqe dielli lind herët dhe perëndon vonë. Myzeqarët janë kokërr dhe jo hime.

Myzeqari zemrën e ka sa një mal dhe peshon sa Tomori lashtë. Kur të përqafon myzeqari trupi i tij lëshon oksitocinë, e aftë që të shëroj dhe lëndimet fizike. Myzeqarët janë njërëz të ditës dhe si të tillë janë bijë të diellit dhe jo njërëz të natës dhe bij të hënës së murrme me njolla .

Myzeqarat janë një popull që u rritën nga mirësia dhe lartësuan nga dija. Shpirti i myzeqarit është vullkan i heshtur që nuk shuhet kurrë.ai shpërthen sa herë që në qiell del re e zezë.

Myzeqari di ti falet punës. Nuk i lyen duar me gjak. Ai mbjell vetëm lule dhe nektar. Është një popull që buzëqesh si fëmijë. Myzeqarët ka qënë gjithmonë të lirë sepse gjithmonë ka qënë të mirë me njeri tjetrin, me fqinjët dhe me të ardhurit.

Forca e myzeqarit është (dija) dhe durimi. Në Myzeqe edhe ajri lengëzon urtesi. Mushkrite e Myzeqarit thithin vetëm mirësi. Bashkëjetesa për myzqarët është dicka natyrore. Ajo është ligj mbi ligjet. Myzeqari është qelq human. Ashtu si qelqi që nuk kalbet mbi shtresat e dheut, edhe shpirt i myzeqarit nuk kalbet nga stuhitë e zeza të historisë.

Lala (Myzeqari) te vret me pambuk, labi me pushkë. Myzeqari ta fut sot gjëmbin në këmbë dhe pas një viti e ndjen në zëmër. Myzeqari e e zgjidh hallin jo me shkop, por me borzilok. Në Myzeqe jeta vjen era nder dhe natyra vjen era diell.

Që këtej kemi dhe shprehjen “bëj të mira dhe hidhi në det”. Nuk flet për veten e tij, megjithëse ka bërë vepra me peshë për shoqërinë e atdheun. Kjo është një mangësi, sepse nuk le kujtesë, kur të tjerë janë plot grykësi. Myzeqari është i qëndrueshëm në vështirësi. Durimi i tij shkon në kufijtë e pathyeshmërisë. Si njeri “kokë ulur”, ai bënë jetë të qetë, pëlqen atë pak pasuri dhe nuk është lakmues i pasurisë së tjetrit.

Në pamjen e parë duket natyrë e mbyllur dhe indiferente, por në fakt është shumë i vëmëndshëm, për mos të thënë vigjilentë. Ai nuk të bënë mik kollaj. Testimi që i bënë ai të njohurit të ri, është një aftësi e ngritur në art. Po të bëri mik e ke besnik për jetë. Myzeqari është dru pa mol. E mira e Myzeqes i jep hijeshi fushes dhe dritë malit, sepse ajo në përmbajtje është iluminat.

Myzeqari është i butë. Ai e di mirë se i buti mund të fortin. Jeta e myzeqarit i ngjan një lumi fushor që rrozgat që vinë me rrëmbim i nxjer anash. Myzeqari e ka të ndricuar rrugën e jetës nga ndërgjegja dhe dielli. Myzeqari nuk është besimtar fanatik. Kulti i tij është jeta.

Mbi të gjitha myzeqari është NJERI.

Marrë nga libri i vete autorit “Shpirti ne Shekuj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

140 raste të reja dhe 5 humbje jete. Rekord rastesh të reja në Fier !!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përditësimin e të dhënave të pandemisë së COVID-19, ka njoftuar se në 24 orët e...

Femrat e jetës time kanë pirë më shumë uiski se sa ujë, deputeti hap arkivat, tregon kaçurrelat

Deputeti Kostaq Papa, i cili bëri bujë për deklaratën e tij në Kuvend, ku tha se kur ishte i ri dhe kur...

Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?

Një student e pyeti Profesorin, “Përse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?”Profesori i tha: “Për t’iu përgjigjur...

Kam bërë video intime me të, e reja denoncon ish-partnerin: Kushërinjtë donin ta sqaronin ”shqiptarçe”

Një 26 vjeçare këmbëngul se jeta e saj është marrë peng në distancë nga ish i fejuari që i kërkon rikthimin tek...

Recent Comments