Qeveria ka vendosur të mbështesë prodhimin e grurit në këtë periudhë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë. Ministrja Krifca ka bërë me dije se kush kultivon mbi 1 hektar grurë përfiton 300 mijë lekë subvencion.
“1.2 milardë lekë i shtohen buxhetit të skemës kombëtare të mbështetjes së bujqësisë, duke e çuar buxhetin në 4.9 mld lekë, më i madhi i vënë në dispozicion. Ka qenë një vit pothuajse i vështirë në përballimin e kostove, fermerët tanë kanë rezistuar. Kemi patur një sezon të mbarë të prodhimit të grurit, hambarët janë mbushur lot. Kemi menduar të fusim një masë të posaçme, fermerët që prodhojnë mbi 1 hektar grurë, do marrin mbështetje 30 mijë lekë për hektar. Kemi bërë një analizë të thellë me sektorin e peshkimit. Kemi vendosur të shtojmë buxhetin me 200 milionë lekë për peshkatarët, duke i rimbursuar 40 mijë lekë për litër”, tha Krifca.