Saturday, September 26, 2020
Home Kuriozitete Shiste shalqinj me Lamborghinin 600 mijë dollarësh, gjobitet tregtari misterioz

Shiste shalqinj me Lamborghinin 600 mijë dollarësh, gjobitet tregtari misterioz

Oficerët e policisë në Stamboll kanë gjobitur një shitës të pazakontë në rrugët e qytetit i cili kishte kthyer automjetin e tij Lamborghini në tezgë për tregtimin e shalqinjve. Sipas uniformave blu, ai ishte një influencues iranian, i cili e kishte bërë këtë veprim për ta shpërndarë në rrjetet e tij sociale.

Policia vendosi ta gjobisë me 1,228 lira turke (165 dollare), me argumentin se po përdorte makinën për qëllime të tjera, nga ato që kishte marrë leje.

Si masë ndëshkuese atij iu pezullua drejtimi i automjetit për 15 ditë. Ai kishte nisur aktivitetin e tregtisë që prej datës 2 shtator, duke shitur shalqinj për 5 lira (60 cent). Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale u kthye në një mister për policinë, që më në fund ka arritur ta gjejë përmes numrit të regjistruar në provincën e Antalias.

Çmimi i një Lamborghini Aventador në Turqi shkon në rreth 5 milionë lira turke (600 mijë dollarë). Ndërsa taksa vjetore e mjetit që shkon nga zero në 100 km/h për 2.9 sekonda, është 46,000 lira turke (6200 dollare).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kreativiteti në izolim, 15 vjeçarja krijoi biznesin e veçantë

Instagrami është kthyer në një ndër rrjetet sociale i cili po përdoret jo vetëm për të krijuar miqësi dhe për të ndarë...

Shpërthejnë komentet në rrjet. Ish-deputeti i bën propozimin e ëndrrave Rudina Dembacajt

Rudina Dembacaj është përfolur shumë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Alex dhe lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku. Shumë ndjekës e...

124 raste të reja dhe 3 humbje jete. Rriten rastet në Fier gjatë 24 orëve të fundit

Është rënduar sërish bilanci nga koronavirusi në vendin tonë, ku pas një dite pa asnjë humbje jete, kanë ndërruar jetë tre pacientë,...

Shi dhe përmbytje në fundjavë, “Mbrojtja Civile” shkresë 5 qarqeve: Ja qytetet në rrezik!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar letër pesë prefektuarave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot...

Recent Comments