HomeAktualitetShoferët shkelës rikthehen në testim dhe ngelin të gjithë, DPSHTRR: Respektoni normat...

Shoferët shkelës rikthehen në testim dhe ngelin të gjithë, DPSHTRR: Respektoni normat e qarkullimit

Published on

spot_img

Kur humbet të gjitha pikët e lejes së drejtimit, shoferët i nënshtrohen një ritestimi. Ditën e sotme, DPSHTRR njoftoi se ka zhvilluar testime një grup me shoferë që kanë humbur patentën për shkelje të rënda të patentës.

Nga 28 persona të riregjestruar u paraqitën vetëm 11 shoferë. Dhe nga këta asnjë nuk mundi që ta merrte testin elektronik të teorisë. Kjo bën që ata të rikthehen sërish në autoshkollë dhe për t’u ripërgatitur brenda një afati 30 ditor.

Shoferët kishin marrë leje drejtimi në vitet: 1994, 1997, 2004, 2007, 2010, 2013, 2017 (2), 2019, 2020, 2021.

DPSHTRR i bën thirrje shoferëve që të respektojnë normat e qarkullimit rrugor. Përndryshe ata do të humbasin të gjitha pikët në patentë dhe do të rikthehen në autoshkollë. Kjo për shoferët do të thotë më shumë kosto dhe angari. Prandaj sipas DPSHTRR këto mund të shmanget duke u sjellë korrekt në timon.

“Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës! Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon e duke mos rrezikuar veten dhe të tjerët në rrugë! Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja”, thuhet në një njoftim./tvklan.al

Latest articles

Qeveria vendos: Kush kultivon mbi 1 hektar grurë përfiton 300 mijë lekë subvencion!

Qeveria ka vendosur të mbështesë prodhimin e grurit në këtë periudhë të vështirë për...

Vendimi i fundit i qeverisë/ Pushime të paguara për punonjësit e administratës që dhurojnë gjak vullnetarisht, përfitojnë dhe qytetarët

Të gjithë punonjësit e administratës që dhuron vullnetarisht gjak, do të marrë dy ditë...

Njoftim i RËNDËSISHËM për maturantët, hapet sot portali për aplikimin në universitet, ja afati i fundit

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se duke filluar nga dita e sotmë...

Aksident në Fier, makina përplas fëmijën 4-vjeç, shoqërohet shoferi

Një automjet ka aksidentuar një fëmijë 4 vjeç në fshatin Vlosh të Fierit. Fëmija ndodhet...

More like this