Saturday, September 26, 2020
Home Aktualitet Shqipëria, ja për çfarë e mban vendin e parë në Evropë dhe...

Shqipëria, ja për çfarë e mban vendin e parë në Evropë dhe të 40 në botë

Përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian prej vitesh janë intensifikuar, por ka një fushë në të cilën vendi ynë mban vendin e parë në Evropë dhe të 40 në botë. Dhe kjo, jo sipas dëshirës së ndonjë zyrtari me lidhje politike sa majtas e djathtas, por sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria mban vendin e parë në Evropë dhe të 40 në botë për rrezikun nga fatkeqësitë natyre; përmbytje, tërmete, zjarre e të tjera. Të dhënat historike tregojnë se tërmetet kanë shkatërruar krejtësisht disa herë Durrësin, teksa lëkundjet sizmike renditen të parat për katastrofat që mund t’i krijojnë vendit fatkeqësitë e tjera natyrore.

Përtej pasojave sociale, këto fenomene natyrore të pashmangshme kanë ndikim të madh në ekonominë e vendeve. Shqipërisë, ndër vite, i është dashur të paguajë një faturë të lartë për shkak të dëmeve që kanë krijuar fatkeqësitë, të tilla si tërmetet, përmbytjet dhe zjarret etj.

Një studim të fundit që ka bërë Qendra Europiane për Çështje të Sigurisë tregon se humbjet ekonomike të shkaktuara nga këto fatkeqësi midis viteve 1974-2019, janë llogaritur mesatarisht në 9.5 miliardë lekë në vit.

Shqipëria kërcënohet nga rreziqe të ndryshme natyrore, duke përfshirë, ndër të tjera, përmbytjet, thatësirat, reshjet e dendura të shiut dhe borës, stuhitë e erës, valët e të nxehtit, rrëshqitjet e tokës, ortekët dhe zjarret në pyje. Sipas DesInventar, një sistem ky për menaxhimin e informacionit rreth fatkeqësive, nga viti 1852 deri në vitin 2013 në Shqipëri kanë ndodhur rreth 4000 raste fatkeqësish. Përmbytjet (38 për qind) vlerësohen si shkaktare të humbjeve më të mëdha ekonomike gjatë periudhës 1990-2019, të ndjekura nga përmbytjet e shpejta (33 për qind) dhe rrëshqitjet e tokës (7 për qind).

Në bazë të të dhënave historike, përmbytjet më të mëdha kanë qenë ato të nëntorit të vitit 1962 dhe të janarit të vitit 1963, të cilat përmbytën rreth 70 000 hektarë tokë bujqësore.

Kërcënimi i rreziqeve nga përmbytjet në Shqipëri është i lartë, ku mesatarisht ndodh një ngjarje e tillë çdo gjashtë vjet. Gjatë 33 viteve të fundit, humbjet ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet vlerësohen në 2,3 miliardë USD.

Thatësira zakonisht klasifikohet në tre kategori kryesore: meteorologjike, hidrologjike dhe bujqësore. Bazuar në kohën e ndodhjes së ngjarjes, thatësira mund të klasifikohet më tej në tre kategori të tjera: e përhershme, sezonale dhe rastësore. Thatësira të tilla mund të ndikojnë negativisht në një shkallë të gjerë në sektorin bujqësor, në Shqipëri.

Mbi 3 milionë persona u prekën nga thatësira e viteve 1989-1991, e cila ishte një nga fatkeqësitë më të rënda që ka ndodhur në Shqipëri dhe që i kushtoi ekonomisë 24 milionë USD.

“Kriza e energjisë” e nëntorit të vitit 2003, së bashku me ndërprerjet e energjisë elektrike në vitin 2007, ishin gjithashtu rrjedhojë e periudhave të thatësirës. Në vitin 2007, thatësira shkaktoi rënien me 33 për qind të prodhimit mesatar të hidrocentralit të Fierzës.

Në të ardhmen e afërt, parashikohet që thatësira të ndikojë në bujqësi më shumë se sa përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Burimi: gazeta-shqip.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kreativiteti në izolim, 15 vjeçarja krijoi biznesin e veçantë

Instagrami është kthyer në një ndër rrjetet sociale i cili po përdoret jo vetëm për të krijuar miqësi dhe për të ndarë...

Shpërthejnë komentet në rrjet. Ish-deputeti i bën propozimin e ëndrrave Rudina Dembacajt

Rudina Dembacaj është përfolur shumë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Alex dhe lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku. Shumë ndjekës e...

124 raste të reja dhe 3 humbje jete. Rriten rastet në Fier gjatë 24 orëve të fundit

Është rënduar sërish bilanci nga koronavirusi në vendin tonë, ku pas një dite pa asnjë humbje jete, kanë ndërruar jetë tre pacientë,...

Shi dhe përmbytje në fundjavë, “Mbrojtja Civile” shkresë 5 qarqeve: Ja qytetet në rrezik!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar letër pesë prefektuarave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot...

Recent Comments